LAJMI I FUNDIT:

Lehtësim për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë – aplikimi për njohjen e statusit tani mund të bëhet online

Lehtësim për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë – aplikimi për njohjen e statusit tani mund të bëhet online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se, për herë të parë, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre në mënyrë elektronike.

Kjo mundësi është ofruar për të shmangur procedurat burokratike dhe për të thjeshtësuar procesin e aplikimit përmes platformës online eKosova.

Për të filluar aplikimin, qytetarët mund të vizitojnë platformën eKosova, pastaj të zgjedhin “Shërbimet,” më pas “Familja” dhe formularin “Kërkesë për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.”


Pasi të plotësojnë të dhënat personale dhe të ngarkojnë dokumentet e kërkuara, formulari dërgohet për shqyrtim nga komisioni mjekësor.

“Aplikimi do të shqyrtohet nga komisioni i mjekëve të kontraktuar nga Ministria të cilët do të ju informojnë për hapat e mëtejshëm.

Kujtojmë se me rregulloren e re të miratuar në muajin gusht të këtij viti, thjeshtëzohet vlerësimi, i cili tash mund të realizohet në mënyrë më të shpejtë duke evituar procedurat burokratike si dhe evitohen rivlerësimet të cilat shkaktonin që personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të dilnin nga skema si rrjedhojë e vonesave në rivlerësim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu, është mundësuar që vlerësimi të kryhet në shtëpi nga ekipet në terren, kur gjendja e personit e bën të pamundur paraqitjen fizike.

“Ndërsa, në rastet kur dokumentacioni mjekësor është i mjaftueshëm, personi nuk ka nevojë të paraqitet fare për vlerësim”, ka njoftuar ministria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori