LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 8° rain

Shkaku i mungesës së stafit shëndetësor në QKMF të Ferizajt, krijohen radhë të gjata të pacientëve

Shkaku i mungesës së stafit shëndetësor në QKMF të Ferizajt, krijohen radhë të gjata të pacientëve

Qytetarët në Komunën e Ferizajt po vazhdojnë të përballen me radhë të gjata e me vonesa për të marrë shërbime shëndetësore. Kjo për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Kësaj komune i nevojiten së paku 100 punonjës shëndetësor për t’i plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve të kësaj komune.

Drejtuesit e Shëndetësisë në këtë komunë disa herë kanë adresuar kërkesa e shkresa zyrtare drejt institucioneve qendrore për rritjen e stafit, por deri më tash pa sukses.

Ndërkohë, gjendja në institucionet shëndetësore në Ferizaj është rënduar edhe më shumë pasi që obligimet e komunës ndaj kontratës kolektive në Arsim e të tjera, ka detyruar komunën që ta ndërprenë kontratën me Caritas Kosova për shërbime shëndetësore.


Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se po përballen me mungesë të stafit shëndetësor gjë që kjo ka krijuar telashe dhe pritje për pacientët, megjithëse sipas tij stafi aktual po angazhohen maksimum për t’i dhënë shërbime sa më të shpejta pacientëve.

“Ministria e Shëndetësisë e ka aprovuar një kërkesë të komunës për rritjen e 62 punonjësve shëndetësorë, ndërkohë kërkesa nuk është aprovuar nga ministria e financave. Ne vazhdimisht qe tre vjet po i shkruajmë kërkesa të gjithë ministrave dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që janë nga Komuna e Ferizajt me qëllim që ta japin kontributin e tyre për rritjen e numrit të stafit shëndetësor në Ferizaj, por deri më tash pa suksese. Nëse i bëjmë llogaritjet sipas numrit të banorëve së paku edhe 100 punonjës shëndetësor i nevojiten Ferizajt”, ka thënë Emini.

Sipas tij e gjithë Komuna e Ferizajt ka gjithsejtë 320 punonjës shëndetësor, ndërkaq komuna e Mitrovicës që është shumë më e vogël i ka gjithsejtë 420 punonjës në këtë sektor.

“Kontrata kolektive dhe borxhet deri në 8 milion euro si obligim ndaj kontratës ka bërë që ne ta shkëpusim marrëveshjen me Caritasin dhe kjo ka shkaktuar telashe. Shkaku i kontratës vetëm sektori i shëndetësisë është në borxhe rreth 1 milion euro. Nëse e marrim si shembull Mitrovicën dhe Ferizajn, atje janë rreth 100 punonjës më shumë , ndërkaq komuna jonë ka numër shumë më të madh të banorëve. Shkaku i mungesës së buxhetit dhe shkaku i mungesës së stafit AMF-ja në Gaçkë, Mirosalë dhe Varosh, po vazhdojnë të jenë të mbyllura”, ka thënë midis të tjerash Emini.

Rreth pritjeve të gjata të pacientëve të hënën kanë reaguar edhe qytetarët dhe shoqëria civile.

Blerim Ahmeti nga rrethina e Ferizajt ka thënë se shërbimet shëndetësore duhet të rriten.

“Pritjet janë të bezdisshme, por e kuptojmë se stafi mjekësor shkaku i mungesës së një vendi të punës po ikin në shtetet perëndimore. Sikur të ishin kushtet më të mira dhe sikur të kishte hapësirë më të madhe për punësim të gjithë do të qëndronin në Kosovë, por këtu po ndodh e kundërta, prandaj është shqetësuese”, ka thënë ai.

Kenan Gashi, drejtor në rrjetin e OJQ-ve “Avonet”, ka thënë se është shqetësuese gjendja e shëndetësisë në Komunën e Ferizajt

“Në këtë komunë vërehet një mungesë e theksuar e stafit shëndetësor, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Për shkak të kësaj mungese, qytetarët nuk po marrin kujdesin dhe trajtimin e duhur shëndetësor, që është e drejtë themelore e secilit prej tyre. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar këtë situatë dhe për të siguruar që secili qytetar të ketë akses të plotë në shërbime shëndetësore cilësore”,ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Kalo në kategori