LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, reagon Rrjeti i Grave të Kosovës

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, reagon Rrjeti i Grave të Kosovës
Foto: Ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës është thellësisht e indinjuar nga rasti i tmerrshëm ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.

Sipas një reagimi për media thuhet se kjo ngjarje tronditëse, sipas mediave lokale, përfshin drogimin dhe më pas dhunimin e të miturës nga pesë persona.

“Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave por edhe dinjitetit njerëzor, e për më tepër duhet të jetë thirrje urgjente për veprim nga të gjitha institucionet dhe shoqëria jonë.


Ne nuk duhet të lejojmë që këto akte të ndodhin në vendin tonë. Prandaj, RrGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe urgjencë, duke siguruar hetime të hollësishme dhe të shpejta për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndëshkimin maksimal të kryerësve, në përputhje me ligjin.

Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për të gjithë, se dhuna ndaj të miturve nuk do të tolerohet kurrsesi, sikurse asnjë formë tjetër e dhunës”, thuhet në reagim.

Po ashtu në reagim thuhet se: “RrGK po ashtu kërkon që institucionet të tregojnë ndjeshmëri të lartë ndaj viktimës dhe të ofrojnë mbështetje të plotë për të dhe familjen e saj, duke garantuar siguri dhe përkujdesje – gjithashtu, drejtësia të jetë e pakompromis dhe e menjëhershme. Po ashtu, është urgjente që të angazhohen në përmirësimin e masave mbrojtëse për të miturit, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij dhe çdo rasti tjetër të dhunës me bazë gjinore. Rrjeti është i gatshëm për të ofruar mbështetje përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet përkatëse”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori