Bashkëpunimi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës do të ndikojë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të vendit, për një Kosovë më të begatë dhe më të shëndoshë.
Kështu është theksuar nga përfaqësuesit e këtyre partive në Kuvendin e njëmbëdhjetë zgjedhor të PSHDK-së, në të cilën Zef Moria është zgjedhur për të dytin mandat kryetari i kësaj partie, si dhe Këshilli i Përgjithshëm.
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina ka treguar platformën dhe pikëpamjet lidhur me rrugëtimin, ringritjen dhe zgjerimin e këtij subjekti politik në katër vitet e ardhshme.
Ai ka deklaruar se PSHDK, bashkë me LDK, do të ndërmarrin reforma të mëdha, veçanërisht në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos kenë shportën gjysmë të mbushur për familjet e tyre.
Derisa u shpreh se Republika e Kosovës rrezikohet nga një e keqe akoma më e madhe që është izolimi ndërkombëtar i vendit, theksoi se vetëm riorganizimi dhe ringritja e të djathtës shqiptare e udhëhequr nga koalicioni LDK-PSHDK, do të mund të kthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe të riintegrojë si dikur raportet të shkëlqyera me bazën perëndimore.
“Si hap të parë për arritjen e këtyre qëllimeve e shoh të domosdoshme rritjen e aktivitetit të anëtarëve dhe drejtuesve të degëve, dhe të bashkësive të degëve, si dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të kryesisë qendrore. Me qytetarët kudo që ata janë dhe kudo që ne shtrihemi dhe mbajmë kontakte me ta, aty edhe ku nuk kemi do të punojmë, në mënyrë që të shtrojmë aktivitetin tonë në tërë Kosovën. Gjithashtu, qytetarët e Kosovës dhe gjithë ata të cilët respektojnë programin, statutin dhe vlerat tona demokristiane, ne do të jemi afër tyre dhe do të punojmë së bashku me ata.
Bashkë me rritjen e aktivitetit të PSHDK-së, do të rritet edhe përgjegjësia dhe llogaridhënia e drejtueseve të saj, veçanërisht atyre që janë, ose do të jenë pjesë e institucioneve të shtetit, qoftë komunale apo qendrore, duhet të japin llogari para qytetarëve për punën e tyre që bëjnë gjatë mandatit të tyre. Në pamundësi të jemi në institucione shtetërore, që për shkak pragut të padrejtë, dhe të pandershëm elektoral, ne si subjekt politik garojmë që të fitojmë dhe të përfaqësojmë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, detyrohemi të hymë në koalicion parazgjedhor, PSHDK në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025 ka arritur marrëveshje koalicioni me aleatin tonë tradicional, me LDK-në. Më 9 shkurt, ne do të jemi bashkërisht në një listë zgjedhore, të cilës do t’i prijë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku”, tha ai, duke shtuar se do të nisin përgatitjet për zgjedhjet e shkurtit.
“Do të fillojmë menjëherë me përgatitjet intensive për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ashtu që edhe ne të japim kontributin tonë maksimal që Kosova të ndalë rrugëtimin e gabuar, të cilin e ka katandisur kryeministri dhe Qeveria aktuale. Përveç stagnimit, dështimit total në ekonomi, arsim, shëndetësi, diplomaci, infrastrukturë, Republika e Kosovës rrezikohet nga një e keqe akoma më e madhe që është izolimi ndërkombëtar i Kosovës, vetëm riorganizimi dhe ringritja e të djathtës shqiptare e udhëhequr nga koalicioni LDK-PSHDK, do të mund të kthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe të riintegrojë si dikur raportet të shkëlqyera me bazën perëndimore ashtu siç na ka lënë presidenti, Rugova. PSHDK bashkë me LDK do të ndërmarrin reforma të mëdha, veçanërisht në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos kenë shportën gjysmë të mbushur për familjet e tyre, por të jenë të zot të jenë me dinjitet”, tha Morina.
I pranishëm në këto punime të Kuvendit, ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka theksuar se prezenca e LDK-së dhe PShDK-së, është jetike dhe e domosdoshme për të mirën e vendit. Derisa ka shtuar se të dy partitë kanë potencial politik.
“Ky bashkëpunim i ndërtuar do të vazhdojë edhe sot, dhe ky nuk është i domosdoshëm vetëm për subjektet tona politike, por është i rëndësishëm për jetën vitale të Republikës së Kosovës. E djathta duhet të bashkohet, në një kulm, në shtëpinë e madhe të djathtë të demokracisë LDK-në dhe PDShK-në për të udhëhequr Republikën e Kosovës në adresën e vet origjinale euroatlantike…Sot në këtë periudhë sfidash është e domosdoshme që të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë këto vlera. Republika jonë sot udhëhiqet nga mosbesuesit e saj, nga një qeveri e paaftë e populliste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për gjithë qytetarët, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike.
Mungesa e komunikimit të brendshëm të mirëfilltë, arroganca e vazhdueshme, por mbi të gjitha përplasja me aleatët tanë, është sfidë për secilin. Potenciali ynë ekonomik e shoqëror është i stagnuar dhe sipas gjitha raporteve vendore e ndërkombëtare Kosova po përjeton krizën e thellë ekonomike, të shpërnguljes e largimit të njerëzve nga trevat e tyre. Këtë gjendje, ne të djathtit e Republikës s’mund të pranojmë dhe nuk duhet të pranojmë. Prandaj, prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike. LDK dhe PSHDK kanë edhe potencial politik, njerëzor dhe profesional, por mbi të gjitha kanë vullnet dhe dije. Republika e Kosovës ka nevojë për ne”, tha Abdixhiku.
Kryetari i Partisë e Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme që ky koalicion të marrë një erë formale. Ndërsa, ka thënë se e shohin me shqetësim problemin me aleatët, për çfarë tha se ka një lloj hendeku që kryeministri aktual e ka hapur me ata.
“Unë gjykoj që një moment të rëndësishëm në polikën e Kosovës zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe do të dëshirojë shumë që roli aktiv i domosdoshëm i demokristianëve të jetë i qenësishëm edhe në koalicionin që kemi mbështetur pa rezerva, për forcimin e të djathtës në Kosovë. Së pari Kosova e ka domosdoshmëri një gjë të tillë edhe për faktin që një erë e të djathtës po fryn gjithandej, është tashmë fat në Evropë, shpresojmë që e tillë do të jetë edhe ditën e martë në ShBA, dhe këto të ndodhin edhe në Kosovë së shpejti, por edhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ky koalicion të marrë një erë formale…Edhe ne e shohim me shqetësim që ka një lloj problemi me faktorin ndërkombëtar, ka një lloj grope, hendeku që kryeministri aktual e ka hapur me ta, ndaj një mendje më evropiane, më e hapur do t’i shërbejë Kosovës”, tha ai.
Në emër të Bashkësive së degëve të PSHDK-së në Zvicër, Nue Kaqinari ka thënë se fushatën dhe zgjedhjet e brendshme partiake sivjet i karakterizojë shumë faktor, përfshirë mobilimin e partisë sikur asnjëherë më parë.
“Fushatën dhe zgjedhjet e brendshme partiake sivjet i karakterizojë shumë faktor, pati prurje të reja, gjenerata të reja, si dhe një mobilizim i partisë sikur asnjëherë më parë. Tani nga organet drejtuese të partisë si dhe të gjithë aktivistave partiak na presin edhe shumë sfida, por me shpresë dhe besim dhe me ndihmën e aleatëve tanë do t’ia dalim”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parandalohet futja e drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Ilire Dauti sërish nuk ka lejuar që ligji për “branitellat” të futet në rendin e ditës të Komisionit të Politikës Sociale
Hasaj: Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian