LAJMI I FUNDIT:

Filloi ndarja e vauçerëve për pajisje të inverterëve nga konkursi i publikuar në shkurt të këtij viti

Filloi ndarja e vauçerëve për pajisje të inverterëve nga konkursi i publikuar në shkurt të këtij viti

Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale informon se ka filluar ndarja e vauçerëve për blerje dhe instalim të pajisjeve të inverterëve me efikasitet të lartë, dedikuar për amvisëritë të cilat i përmbushin kriteret e konkursit, të publikuar në ueb-faen e Ministrisë së Ekonomisë më 1 shkurt të këtij viti. Programi për nxitje të efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2024, ndahen mbi 6000 vauçerë për pajisje të inverterëve.

Pas publikimit të listave, siç ceket, kanë filluar me distribuimin e vauçerëve në komuna. Ato do tl mund të merren në zyra speciale rajonale të cilat janë hapur për këtë qëllim. Lokacioni i saktë dhe orari i punës së zyreve do të kumtohet plotësisht në ueb-faqen e Ministrisë.

“Qytetarët mund t’i shfrytëzojnë vauçerët për furnizim të inverterëve më së voni deri më 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, vauçerët e pashfrytëzuar do të konsiderohen si të pavlefshëm. Në pajtim me Konkursin publik për mbështetje financiare përmes ndarjes së vërtetimit-vauçer dhe instalimit të inverterit për konsumatorët e kategorive të ndjeshme për vitin 2024, janë paraparë vauçerë prej 27.000 denarëve për persona me të arhdura të ulëta (të ardhura deri 21.000 denarë për person të vetëm, 30.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë, është paraparë vauçer prej 30.000 denarëve, ndërsa për amvisëritë me pesë apo më shumë anëtarë – 45.000 denarë. Plotësisht, për konsumatotër që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e ndjeshme nga Rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor janë paraparë vauçerë prej 25.000 denarëve, ndërsa për rajonet e tjera – nga 23.000 denarë”, ceket në kumtesën e Minsitrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori