Gjithsej 295 karabinierë dhe policë italianë, të cilët do të punësohen në qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin do t’i kushtojnë buxhetit të Romës, mbi 8 milionë euro.
Agjencia e lajmeve “La Presse” raporton se efektivët e ardhur nga Italia do të qëndrojnë në dhoma teke në dy hotele luksoze, në zonën bregdetare të Shëngjinit.
Bëhet fjalë për hotele që ofrojnë një plazh privat, një qendër Wellness, ndërsa qëndrimi përfshin akses në dy “restorante të famshme”.
Sipas artikullit të detajuar kostoja vjetore e jetesës për policët dhe karabinierët që do të punojnë në dy qendrat që qeveria Meloni krijoi në Shqipëri shkon në 8.897.200 euro.
Kostoja për çdo punonjës policie është përllogaritur afërisht në 80 euro në ditë, ndërkohë që ekziston mundësia që të përdoret edhe një hotel i tretë, i së njëjtës kategori për t’i strehuar. Kjo kontratë e qeverisë italiane është nënshkruar për një vit.
Kujtojmë se deri më tani edhe pse kampet në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar, brenda tyre nuk ka asnjë azilkërkues. Edhe 12 prej tyre që u vendosën fillimisht, u kthyen mbrapsht në Bari pas një vendimi të Gjykatës së Romës për emigrantët nga “vendet e sigurta të origjinës”.
Sakaq, forcat opozitare në Itali e konsiderojnë marrëveshjen Rama-Meloni për ngritjen e dy qendrave për azilkërkuesit si humbje të mirëfilltë parash publike, në një kohë kur “forcat policore të vendit kanë prioritete të tjera si rritja e pagave, rekrutimet urgjente dhe blerja e pajisjeve të reja për forcën”. /A2 Televizion
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit