LAJMI I FUNDIT:

Besimi në ekonomi u rrit në tetor, shërbimet tregtia dhe ndërtimi po performojnë më mirë

Besimi në ekonomi u rrit në tetor, shërbimet tregtia dhe ndërtimi po performojnë më mirë

Ndikuar nga çmimet aktuale por dhe rënia e euros, shumë prej sektorëve të ekonomisë kanë shfaqur një rënie të besimit për muajin tetor por nga ana tjetër një pjesë e tyre kanë performuar më mirë. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë mbi besimin në ekonomi, industria por dhe tregtia është treguar pesimiste.

Të pakënaqur nga prodhimi aktual dhe kontratat porositëse, besimi në industri ra me 2.5 pikë përqindje. Ndërsa në të njëjtin trend por me një rritje të lehtë paraqitet edhe sektori i tregtisë besimi i të cilit u rrit vetëm me 0.1 pikë përqindje.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se ky trend pritet të vazhdojë, nëse sektorë të caktuar nuk ndihmohen në përballimin e situatës. “Tregtia dhe industria nuk po performojnë në nivelet e duhura, rritja e çmimit të lëndës parë, karburant, energji elektrike por dhe nënçmimit të euros për shkak të gjendjes së eksportuesve në humbje e cila ndikon në një bilanc tregtar negativ”, thotë për A2 CNN Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.


Nga ana tjetër sektori i shërbimeve i dal tashmë nga një sezon turistik, shprehet optimist duke rritur besimin si pasojë i ecurisë së aktivitetit dhe kërkesave në rritje. Ndërsa sektori i ndërtimit një prej kontribuesve kryesor në rritjen ekonomike, ndonëse me një rënie të lehtë qëndron mbi mesataren historike.

“Shohim që ndërtimi ka një liberalizim të lejeve të ndërtimit që ka ndikuar në performancën e këtij sektori gjithashtu dhe punësimet. Ndërkohë që shërbimet që përfshijnë turizmin, është një sektor strategjik që po zhvillohet dita ditës, dhe shohim një rritje të turistëve që sjellin të hyra lokale dhe personale, ndaj këto dy sektor performojnë mirë”, thotë Radonshiq.

Optimist shprehen edhe qytetarët të cilët parashikojnë përmirësim të situatës së tyre ekonomike dhe blerje në shuma të mëdha. Të gjithë këta sektor kanë bërë që treguesi i ndjesisë ekonomike në rang kombëtar të shënoi rritje me 0.4 pikë përqindje në tetor duke arritur në 112.9 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori