LAJMI I FUNDIT:

Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinicius Jr nuk e fitoi Topin e Artë

Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinicius Jr nuk e fitoi Topin e Artë

Tifozët në rrjetet sociale mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ se pse Vinicius Jr nuk e fitoi Topin e Artë pasi pamjet janë bërë virale.

Ylli i Manchester Cityt, Rodri mori në shtëpi Topin e Artë të këtij viti, teksa mposhti yjet e Real Madridit, Vinicius Jr, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.

Të gjithë brenda kampit të Realit kishin përshtypjen se Vinicius Jr do të fitonte Topin e Artë të vitit 2024 pas sezonit të tij të shkëlqyer.


Ai shënoi 24 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar skuadrën e tij në lavdinë e Ligës së Kampionëve. Por anësori brazilian u refuzua nga çmimi pasi gjigantët spanjollë bojkotuan ceremoninë kur mësuan se braziliani nuk ishte fituesi.

Vinicius "ka harruar" se rregullorja e Topit të Artë ka ndryshuar në vitin 2023 - kriteret që i përmbushi Rodri, por jo edhe braziliani
Lexo po ashtu Vinicius "ka harruar" se rregullorja e Topit të Artë ka ndryshuar në vitin 2023 - kriteret që i përmbushi Rodri, por jo edhe braziliani

Dështimi i tij për të fituar Topin e Artë ka ngjallur debat në internet pasi njerëzit janë të bindur se ai nuk e fitoi çmimin për shkak të përplasjes së tij me Joshua Kimmich gjatë ndeshjes së tyre gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbështetësit mendojnë se 24-vjeçari zvogëloi shanset e tij për të fituar Topin e Artë pasi nuk kishte aspak respekt ndaj Kimmich, përkundër se luftonte ndaj racizmit dhe pabarazive .

0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Kandidatët për Topin e Artë vlerësohen sipas ‘paraqitjeve individuale, karakterit vendimtar dhe mbresëlënës’, ‘performancave dhe arritjeve ekipore’ dhe ‘fair-play dhe klasit në fushë’.

Një përdorues i X shkroi: “Mos u zemëroni për Vinicius Jr që nuk e fitoi Topin e Artë. Një nga kriteret kryesore është të qenit i klasit në fushë dhe lojtari i drejtë. Bazuar në këtë Vini as që duhet të ftohet në ceremoni sepse sjellja e tij është një turp për sportin”.

Një i dytë shkroi në Twitter: “Duke mos respektuar Kimmich një nga lojtarët më të pjekur dhe më të respektuar”.

Një i tretë shtoi: “Kam parë pamjet aktuale nga ndeshja aktuale dhe Kimmich ia hedh topin Vinit. Pastaj Vini vepron si një idiot, kështu që Kimmich ia jep topin direkt për të shmangur çdo paraqitje të një palaçoje”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori