Gjykimi ndaj ish-kryeministrit ne qeverinë e Ekzilit, Bujar Bukoshi për rastin e ‘Fondi i 3%’ është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Ky vendim u mor sot në seancën e 29.10.2024 nga gjyqtari i çështjes Rrahim Beqiri.
I akuzuari, Bujar Bukoshi nuk është gjetur nga Policia e Kosovës edhe pas lëshimit të urdhëresës për shoqërim nga ana e Policisë.
“Policia ka njoftuar përmes e-mail-it zyrtar se ka shkuar në adresën e dhënë, por nuk e kanë gjetur Bujar Bukoshin. Përmes databazës, kanë gjetur numrin e bashkëshortes së tij e cila ka njoftuar se i akuzuari nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, përkatësisht në regjim shtrati” – tha ndër të tjera gjyqtari Rrahim Beqiri.
Pas këtij deklarimi, ndërhyri ambrojtësja e Bujar Bukoshit, Dafina Osmani e cila e dha një version tjetër lidhur me shkuarjen e Policisë në shtëpinë e Bujar Bukoshit.
“Si duket nuk i keni informatat e sakta. Sepse neve para orës 14:00, bashkëshortja e zotëri Bukoshit na lajmëroi se Policia kanë qenë në banesë, e kanë taku zotëri Bukoshin, e kanë parë se është në regjim shtrati” – tha avokatja Dafina Osmani.
Më tej, e njëjta kërkoi që seanca lidhur me këtë rast të shtyhet për një afat të pacaktuar duke kërkuar gjithashtu t’i jepet mundësia mbrojtjes që në vazhdimësi ta njoftoj gjykatën për gjendjen e Bujar Bukoshit, përkatësisht nëse i njëjti po përmirësohet ose jo.
Më tej avokatja ia dorëzoi gjyqtarit një kërkesë të bashkëshortes të të akuzuarit, Zana Bukoshi, drejtuar kryetares së Gjykatës së Prishtinës. Aty, siç tha avokatja, bashkëshortja e Bukoshit e ka njoftuar kryetaren për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj dhe ka kërkuar mirëkuptimin që ajo t’i kërkoj gjyqtarit ta shtyjë seancën në një afat të pacaktuar.
Përveç kësaj kërkese, avokatja i dorëzoi gjyqtarit Rrahim Beqiri edhe raportet mjekësore të cilat tha se janë përkthyera në gjuhën shqipe.
Por parashtresat në fjalë, Gjyqtari Rrahim Beqiri, tha se kërkesa e bashkëshortes drejtuar kryetares nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje penale.
Njëjtë veproj me raportet mjekësore, pasi tha se të njëjtat nuk janë origjinale dhe as vula e përkthimit nuk është origjinale, duke potencuar se sërish nuk i janë përmbajtur udhëzimeve të gjykatës.
“Seanca e radhës caktohet pasi të gjendet i pandehuri” – deklaroi në fund të seancës gjyqtari Rrahim Beqiri.
Prezentë në seancë ishte edhe prokurori special, Rafet Halimi.
Dosja e Prokurorisë lidhur me rastin “Fondi i 3%-shit
Aktakuza kundër Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit ishte ngritur në vitin 2017 mbi pretendimet e Prokurorisë Speciale për keqpërdorimin e Fondit të 3%-shit, i cili ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve 1990.
Për shkak të gjendjes shëndetësore të Bujar Bukoshit, procedura gjyqësore ndaj tij ishte veçuar dhe kishte vazhduar ndaj ish-deputetit të LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashit.
Në aktgjykimin e shkallës së parë të datës 23.06.2023, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi ishin shpallur fajtorë për veprën penale në bashkëkryerje – shpërdorimi. Ndër të tjera të njëjtit ishin obliguar që dëmin në lartësi prej 255,398,41 euro t’ia kompensonin në mënyrë solidare buxhetit të Kosovës.
Gjykata e Apelit më 09.12.2023 e kishte ndryshuar vetëm lartësinë e dënimit, duke i dënuar të njëjtit me nga 18 muaj burgim.
Kundër këtyre dy aktgjykimeve kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kishin ushtruar avokati Florent Latifaj, mbrojtës i Naser Osmanit dhe avokati Halit Shaljani, mbrojtës i Atdhe Gashit.
Me 05.06.2024, Gjykata Supreme e ka refuzuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj Naser Osmanit e Atdhe Gashit për veprën penale të shpërdorimit në rastin e njohur si Fondi i 3%-shit, duke arsyetuar se ndjekja penale në këtë rast ka arritur parashkrimin absolut, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë