LAJMI I FUNDIT:

Shifra alarmuese për kancerin e gjirit në RMV, brenda një viti preken rreth 1 mijë gra

Shifra alarmuese për kancerin e gjirit në RMV, brenda një viti preken rreth 1 mijë gra

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për rritjen e numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Sipas statistikave, çdo vit tek ne diagnostikohen mbi 1 mijë gra, ndërsa rreth 350 humbin jetën, shkruan Alsat.

OBSH bënë thirrje tek institucionet shëndetësore, që të gjitha gratë pa marrë parasysh se në cilat vende jetojnë, rurale apo urbane të kenë të drejta të barabarta dhe qasje më të lehtë për skrining dhe trajtim në kohë të kancerit të gjirit.


“Kjo sëmundje çon në humbjen e jetëve veçanërisht në vendet që kanë resurse dhe kapacitete të kufizuara, ku 70 për qind e rasteve të vdekjeve ndodhin si pasojë e diagnostikimit të vonuar dhe mungesë të trajtimit në kohë. Sipas studimit kombëtarë për gjendjen me kancerin e gjirit për periudhën 2015-2022 në institutin e epidemiologjisë, çdo vit tek ne ka mbi 1 mijë gra të diagnostikuar me karcinom në gji, dhe mes 250-350 jetë të humbura në nivel vjetor nga kjo sëmundje”, tha Margarita Spasenovska, Përfaqësuese e OBSH-së.

Shoqata EZRA kritikoi institucionet shëndetësore për mungesën e terminëve për mamografi, ultrazë dhe rezonancë magnetike, pasi kjo sipas tyre çon në diagnostikimin e vonshëm të kacerit të gjirit dhe i ulë shanset për shërim të suksesshëm.

“Viteve të fundit institucionet shëndetësore premtojnë se do të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, por edhe më tej pacientët kalojnë nëpër procese të rënda dhe të vështira përderisa presin qasje për terminë dhe shërime. Pacientët me kancer të gjirit, si dhe ato që bëjnë kontrolle të rregullta, presin me muaj për termin për ultrazë, mamografi dhe rezonancë magnetike që i bënë të kërkojnë shërbime në klinikat private dhe dëmtohen financiarisht”, u shpreh Liridona Limani, nga shoqata EZRA.

Në debatin për shënimit e muajit rozë, që i kushtohet rritjes së vetëdijesimit për kancerit të gjirit, kishte ankesa edhe për listën pozitive të barnave, pasi siç u tha nuk është shtuar asnjë ilaç për sëmundjet e kancerit.

Gjithashtu u vu në dukje edhe rritja e numrit tek vajzat e reja që preken me kancer të gjirit. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori