Daily Mail publikon rezultatet finale të Topit të Artë dhe konfirmon fituesin e këtij çmimi

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2024 do të bëhet zyrtarisht i ditur sot (e hënë) në një ceremoni që do të mbahet në Paris.
Vetëm për herë të tretë që nga viti 2007, ky çmim nuk do t’i takojë ndonjërit prej Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, pasi dy legjendat nuk janë në mesin e të nominuarve këtë vit.
Sidoqoftë, mediumi anglez Daily Mail ka publikuar një listë e cila duket se tregon 12 lojtarët e renditur në bazë të pikëve të marrë, fotografi kjo që është bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo listë e pakonfirmuar bën me dije se Vinicius Junior është fituesi i Topit të Artë me 630 pikë të grumbulluara, 54 më shumë se Rodri që pozicionohet në vendin e dytë.
Jude Bellingham është i treti, teksa dy yje të tjerë anglezë janë po ashtu në mesin e tetë më të mirëve – Harry Kane në të pestin dhe Phil Foden në të tetin.
Kylian Mbappe është në pozitën e katërt teksa Lamine Yamal në të shtatën. Emra të tjerë si Dani Olmo, Florian Wirtz, Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger ndajnë pozitat nëntë, dhjetë, 11-të dhe 12-të respektivisht.
Sidoqoftë, befasia më e madhe duket të jetë fakti se Erling Haaland është vetëm i gjashti në listë me 195 pikë të grumbulluara.
Haaland i cili përfundoi i dyti pas Messit në vitin 2023, ka shënuar 38 gola në 45 ndeshje për Cityn sezonin e kaluar.
Lista e plotë e lojtarëve sipas pikëve të marra:
Vinicius Junior (Brazil, Real Madrid) – 630 pikë
Rodri (Spanjë, Man City) – 576 pikë
Jude Bellingham (Angli, Real Madrid) – 422 pikë
Kylian Mbappe (Francë, Real Madrid) – 317 pikë
Harry Kane (Angli, Bayern Munich) – 201 pikë
Erling Haaland (Norvegji, Man City) – 195 pikë
Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona) – 128 pikë
Phil Foden (Angli, Man City) – 29 pikë
Dani Olmo (Spanjë, Barcelona) – 25 pikë
Florian Wirtz (Gjermani, Bayer Leverkusen) – 24 pikë
Dani Carvajal (Spanjë, Real Madrid) – 17 pikë
Antonio Rudiger (Gjermani, Real Madrid) – totali i pikëve nuk dihet
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler