LAJMI I FUNDIT:

Treni Prishtinë-Pejë sulmohet me gurë nga disa të rinj, Trainkos thotë se janë në rrezik

Treni Prishtinë-Pejë sulmohet me gurë nga disa të rinj, Trainkos thotë se janë në rrezik

Gjatë të shtunës është regjistruar një tjetër incident, ndaj trenit të linjës Prishtinë-Pejë, i cili është sulmuar me gurë nga një grup i të rinjve.

Ky është incidenti i dytë me radhë që ndodhi brenda këtij muaji.

Ndërmarrja publike “Trainkos” ka deklaruar se po ballafaqohen vazhdimisht me aktivitete të rrezikshme.


“Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. po ballafaqohet vazhdimisht me aktivitete të rrezikshme që kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin, sigurinë e udhëtarëve dhe integritetin e shërbimeve tona. Një incident i fundit ndodhi më 26.10.2024 në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë, ku një grup të rinjsh gjuajtën me gurë trenin 761. Ky akt i dhunshëm është një dëshmi e qartë se ne, si ndërmarrje dhe si qytetarë që përdorim këtë transport, jemi në rrezik”, thuhet në reagimin e kësaj ndërmarrje.

“Trainkos” shton se pamja e këtyre vagonëve lë përshtypjen se gjenden në vatra të luftës, ndërkohë që këta vagonë kanë ardhur në vitin 2017 të rifabrikuar me një kosto prej 1.2 milion eurosh, mjete këto të taksave të punonjësve të ndërgjegjshëm që e duan shtetin.

“Dëmtohen nga persona të pa ndërgjegjshëm, duke shkatërruar pasurinë publike dhe shtetërore. Defektet në lokomotivat tona, si ajo e datës 25.10.2024 te treni 761 dhe datës 14.10.2024 në linjën Prishtinë-Pejë, në kilometrin 37+500, si dhe vendosja e barrikadave me gurë në hekurudhë, i konsiderojmë akte sabotimi me elemente terroriste. Këto veprime synojnë të shkaktojnë frikë, dëme dhe pengesa të rënda për përdoruesit e transportit hekurudhor”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

“Trainkos” shton se pavarësisht këtyre akteve të rrezikshme ata janë të vendosur që të ruajnë integritetin dhe do të vazhdojmë me reforma në brendësi të ndërmarrjes.

“Nuk do të biem pre e këtyre shantazheve. Është e rëndësishme të theksojmë se këto veprime nuk cenojnë vetëm Trainkos-in, por rrezikojnë gjithashtu sigurinë kombëtare dhe interesin publik. Transporti hekurudhor mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të udhëtuar. Ne angazhohemi të ofrojmë shërbime cilësore dhe saktësi për udhëtarët tanë, duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e kushteve dhe mundësive që kemi”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori