Mickoski fton organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor
Kryeministri Hristian Mickoski në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar – IRI si pjesë e projektit për dialog ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, mbajtën takim me disa organizata joqeveritare të dedikuara për arsimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.
Në takim, siç bën të ditur Pres shërbimi qeveritar, Mickoski theksoi se arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye renditet në krye të prioriteteve të qeverisë.
“Pa arsim cilësor nuk ka as mjekë cilësor, mësimdhënës, ekonomistë e kështu me radhë. Jemi të vendosur të bëjmë ndryshime të mëdha dhe ftoj shoqërinë civile të marrë pjesë aktive në krijimin dhe zbatimin e kësaj. Është obligim i përbashkët që të krijohen kushte më të mira për shkollimin e të rinjve, me këtë edhe një e ardhme më e mirë për vendin tonë”, tha kryeministri Mickoski para organizatave rinore.
Mickoski, theksohet në kumtesë, me keqardhje ka konstatuar se arsimi në të kaluarën ka pësuar rënie të konsiderueshme.
“Çdo ide është e mirëseardhur dhe për këtë organizojmë këto diskutime tematike me sektorin civil”, ka thënë tutje Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria punon në mënyrë transparente dhe krijon kushte që organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë edhe më aktive në zhvillimin e shtetit.
Ai bëri thirrje që të mbështesin procesin dhe të krijojnë së bashku strategji për zhvillimin e vendit, me një afat kohor mjaftueshëm të madh, në mënyrë siç tha ai, “të mund të trasojmë rrugën dhe të arrijmë rezultate”.
Gjatë debatit, disa nga organizatat rinore prezantuan propozimet e tyre për masa, projekte dhe zgjidhje sistematike ku siç thanë ata, “do t’i mbajnë të rinjtë në vend dhe të ndërtojnë dhe realizojnë potencialin e tyre këtu”.
Janë ftuar edhe shoqata të tjera që do të dorëzojnë iniciativa të tyre në departamentin për bashkëpunim me sektorin civil pranë Qeverisë, si dhe në ministritë përkatëse.
Fjalim kanë mbajtur edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
“Qëndrim i përbashkët është se marrëdhëniet me sektorin civil po zhvillohen në drejtim të mirë dhe pritet që politikat që krijohen përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të japin rezultat pozitiv”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve