Pas më shumë se një muaji, greva e punëtoreve teknike të Kuvendit po vazhdon ende. Të zhgënjyera, ato thonë se nuk po marrin përgjigje nga operatori ekonomik e as nga zyrtarët e Kuvendit gjersa mbesin të bindura, se grevën e tyre do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave, rritjen e pagave për 550 euro dhe pagimin e kontributeve.
Po shfrytëzon daljen nga Kuvendi ku edhe e ka zyrën por Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk ndalet por vetëm po i tejkalon punonjëset teknike ngjitur me të e që tash e 37 ditë janë në grevë.
Nazife Krasniqi ka 21 vjet që shërben në Kuvend e pavarësisht përvojës, ajo thotë se paga që merr ka lëvizur pak.
“Shumë pak ka pasur ndryshime. Në fillim ishte pak por me ato pak, jeta ishte ndryshe. Shtrejtimet kanë qenë më të vogla e tash inflacioni është rrit. Për neve është tepër pak. I kemi pas 130, më pas 190 euro, 230 euro, 250 euro qe 11 muaj e kemi 270 euro. Është e pamjaftueshme se për vetveten nuk të dalin e le më po qe kryefamiljare. Punojmë 8 orë, ka seanca që zgjasin gjithë ditën e jemi të obliguara të rrimë. S’na paguhet udhëtim, ushqim asnjëherë”, tha Krasniqi.
Ato kërkojnë rritje pagash në 550 euro. Gjendja e tyre psikologjike po rëndohet e njërën nga koleget, dje e përcollën për Emergjencë.
“Dje kolegia jonë fatkeqësisht u lodh, u mërzit. Burrin e ka të vrarë në luftë, është vetëm me një vajzë dhe normal që traumatizohet qe gjashtë javë po pret. Brenda kur hyri u rrëzua dhe ndihma e shpejtë erdhi e morri për në spital. Ajo mund të mbesë me pasoja se ra me kokë dhe u gjakos”, shtoi Krasniqi.
E njëzëri është edhe Shefkije Canolli e cila thotë se situatën, më së rëndi po e përballojnë punonjëset që janë edhe kryefamiljare.
“Prej 165 tu u rrit gradualisht, tash paguhem 275 euro. Jetesa është e vështirë sepse unë me shumicën prej kolegeve të mija jemi kryefamiljare. Me i rrit fëmijët e me i shkollu, tatime obligime nuk mund të ia dalim. Kam nga koleget që udhëtojnë larg, harxhime shumë. Po shpresa vdes e fundit, po shpresoj që i rrisin”, tha Shefkije Canolli, punëtore teknike.
12 punëtoret që tash e gjashtë javë po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, thonë se nuk do t’i kthehen punës deri në plotësimin e kërkesave, pagën prej 550 eurosh dhe pagimin e kontributeve.
Operatori ekonomik i angazhuar nga Kuvendi nuk është përgjigjur kurse njësoj ka vepruar edhe Drejtori për Shërbime Teknike në Kuvend, Adnan Boshnjaku.
Dukagjini ka kontaktuar edhe me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut në Kuvend. Deputetja Duda Bajle nuk ka pasur interesim të përgjigjet ndërsa disa nga të tjerët, kanë qenë të paqasshëm në telefon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë