“Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Marre me rrejt”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.
Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve.
“Kemi kërkuar ngritjen e pagave, sepse nga viti 2018 e deri më tani inflacioni është mbi 30 për qind, kurse pagat janë ngritur vetëm me 70 euro. Kemi kërkuar ngritjen e pagave për arsyeje se tregu i punës në Kosovë ka ndryshuar, nuk ka punëtor në vend, po flas për punëtor, jo për ata të cilët paguhen prej nesh, që paguhet më lirë se punëtori i KEK-ut.
Ne jemi kompania më e fuqishme në Kosovë, por me pagat më të ulëta. Ne i kemi inxhinierët me 819 pagën e në sektorin privat janë 1 mijë e 500 euro e më shumë.
Paga më e lartë në KEK, pa e fut stafin menaxhues, ata të cilët kanë paga të majme, është 983 euro. Prandaj, ne kohëve të fundit kemi pas edhe punësime të reja, për këtë i themi faleminderit menaxhmentit, mirëpo nuk është mirë vetëm t’i sjellni e ata të lirojnë vendin e punës për shkak pagave, dinjitetit e standardit.
Kërkesa tjetër ka qenë pagesa e rrezikshmërisë, ne në KEK i përcëllim për atë dynja 30 persona në vit mesatarisht. Ky menaxhment nuk është duke respektuar rrezikshmërinë”, ka thënë Llumnica.
Përveç kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, ‘KEK do të falimentojë”.
“Një ditë mund të kemi miliardat, por nëse nuk e kemi resursin njerëzor, këto kuadro që janë sot, KEK do të falimentoj…Ky menaxhimet po e dinë shumë mirë që po i hup lëndët, dhe serish po i shtinë punëtorët të ankohen, kjo është një keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhe konsumon veprën penale…
Jemi duke jetuar me një vend ku premtohet shumë, e nuk bëhet asgjë…Nga këtu i bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, bordit, të respektojë të drejtën tonë për ngritjen e pagave, për rrezikshmëri, për pagesën e fundjavës ashtu siç e ka dhënë Gjykata. Mos të na shtynë të marrim masa të tjera, sepse ne nuk jemi të interesuar të dëmtojmë KEK-un. Po e mbrojmë edhe fondin e KEK-ut, sepse dikush ka dëshirë të keqpërdorë këtë fond…12:15 Nuk do të ndalemi deri të realizojmë këto qëllime minimale e ligjore, do të vazhdojmë me protesë e grevë deri në realizimin e këtyre qëllimeve”, ka shtuar Llumnica.
I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.
“Jam këtu për të shprehur solidaritet me ju për kërkesat e drejta, legjitime, për të cilat menaxhmenti i juaj nuk është duke i përmbushur obligimet ligjore. Andaj, edhe ne si sindikatë e minatorëve shprehim solidaritet të plotë me ju për kërkesat legjitime, dhe i bëjmë thirrje menaxhmentit tuaj t’i marrë për bazë kërkesat e juaja… Është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet…Plotësimi i kërkesave dhe zbatimi i ligjit do t’i kontribuonte edhe ndaljes së ikjes së të rinjve nga vendi”, ka thënë Januzi.
Në anën tjetër, Selatin Sadiku nga sindikata po ashtu, ka bërë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, Bordit dhe Qeverisë t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën ka thënë se kryesia e sindikatës do të marrë një vendim.
“Jam i privilegjuar që jam në mesin e punëtorëve që ‘i’a zdritin fytyrën Kosovës’. Kërkesat tona janë legjitime…Këta nuk janë të interesuar të rrisin pagën për asetin më të rëndësishëm, korporatën për punëtorë, ju vjen marre këtyre të arsyetojnë pagën për rritje në qeveri për neve, se vet janë të marruar…
Në këtë rast ua bëjmë me dije edhe menaxhmentit të KEK-ut, edhe bordit dhe Qeverisë, realizoni kërkesat tona, përndryshe kryesia e sindikatës do të marrë një vendim, dhe mendoj se kjo është hera fundit që punëtorët tonë vinë në Prishtinë, kanë me ardhur këta njerëz atje në minierë” , tha ai. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje