Donald Trump gjatë presidencës midis viteve 2017 dhe 2021, por edhe në vitet në vijim, ai u interesua për avantazhet e diktaturës dhe kontrollit absolut mbi ushtrinë.
“Unë dua gjeneralë siç kishte Hitleri. Njerëz që ishin plotësisht besnikë ndaj tij, të cilët ndiqnin urdhrat”, tha ish-presidenti amerikan në një bisedë private në Shtëpinë e Bardhë me John Kellyn, gjeneralin e marinës në pension, i cili punoi për 78-vjeçarin sa ishte ai president i SHBA-së.
Kelly ka qenë prej kohësh kritik i republikanit dhe e ka akuzuar atë se i ka quajti veteranët e vrarë në luftëra “dështakë”, shkruan theatlantic.
“Ai komentoi më shumë se një herë duke thënë: ‘Hitleri bëri edhe disa gjëra të mira,’” kujtoi Kelly në intervistën për revistën New York Times, duke shtuar se ai vetë zakonisht i mbyllte biseda të tilla duke thënë se “‘asgjë që ka bërë (Hitleri) … nuk ishte e mirë’”, por se 78-vjeçari herë pas here i rikthehej temës.
Në intervistën me revistën Atlantic, Kelly kujton se kur ish-presidenti amerikan ngriti idenë e nevojës për “gjeneralë gjermanë”, Kelly e pyeti nëse e kishte fjalën për “gjeneralët e Bismarkut”, duke iu referuar Otto von Bismarckut, kancelarit që mbikëqyri bashkimin e Gjermanisë.
“Me siguri nuk e keni fjalën për gjeneralët e Hitlerit”, kujton John Kelly se e kishte pyetur zotin Trump. Ish-presidenti ishte përgjigjur: “Po, po, gjeneralët e Hitlerit”.
Gjen. Kelly nuk është ish-zyrtari i parë i lartë i administratës së Trumpit që e ka cilësuar ish-presidentin si kërcënim. Gjenerali në pension Mark A. Milley, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë administratës së ish-kreut të shtetit amerikan i tha gazetarit Bob Woodward për librin e tij të fundit “Lufta” se Trump ishte “fashist deri në palcë” dhe “personi më i rrezikshëm për këtë vend”.
Ndërsa gjenerali në pension Jim Mattis, i cili punoi si Sekretar i Mbrojtjes nën Trump, thuhet se i kishte thënë gazetarit Woodward se ishte dakord me vlerësimin e Gjen. Milley.
Gjatë gjithë ngritjes së tij politike, ish-presidenti Trump ka gëzuar mbështetjen e veteranëve. Sipas AP VoteCast, rreth 6 në 10 veteranë ushtarakë thanë se votuan për të në vitin 2020, ashtu si edhe më shumë se gjysma e atyre që kishin një veteran në familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025