Anibar dhe Institut français du Kosovo kanë kënaqësinë të njoftojnë për lansimin e projektit për të rinjtë kosovarë, projektin GENESIS.
I financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, GENESIS do të zbatohet bashkërisht nga Institut français du Kosovo dhe Anibar. Ky projekt ambicioz ka për synim të mbështesë deri në 65 të rinj kosovarë përmes trajnimeve intensive dhe të krijojë kushte për zhvillimin e sektorit të filmit të animuar në Kosovë.
Lansimi i projektit do të ndodhë më 25 tetor 2024, duke filluar nga ora 17:00, në kino Armata në Prishtinë.
Ky event është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe mirëpret të rinjtë, profesionistët e industrisë dhe dashamirësit e artit dhe animacionit.
– Programi i GENESIS do të zgjasë mbi tetë muaj, duke përfshirë:
– Trajnime në animacion 2D dhe 3D,
– Kurse në gjuhën frënge,
Trajnime të specializuara për fusha si shkrimi i skenarit, dizajni i zërit për animacion, postproduksioni, dhe të tjera.
Përveç kësaj, disa nga studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për të bërë një ose dy udhëtime studimore në Francë, ku do të punojnë me profesionistë të njohur të industrisë. Ky bashkëpunim do t’u ofrojë atyre ekspertizë dhe njohuri nga të dy vendet, Franca dhe Kosova, për të nxitur zhvillimin e projekteve të tyre personale dhe për të kontribuar në fuqizimin e industrisë kreative në Kosovë.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë projekt, pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe intervistave, tani janë gati të fillojnë me aktivitetet e projektit GENESIS.
Projekti do të ndikojë pozitivisht në industrinë kreative dhe në sektorin e filmit në Kosovë, duke fuqizuar talentet e reja kosovare dhe duke i aftësuar ata me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare.
Për më shumë informata, na kontaktoni në: media@anibar.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze