LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° heavyrain

Nis projekti për furnizim të qëndrueshëm me ujë në Përdrini të Prizrenit dhe në Mamushë

Nis projekti për furnizim të qëndrueshëm me ujë në Përdrini të Prizrenit dhe në Mamushë

Autoritetet komunale të Prizrenit dhe ata të Mamushës kanë njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ka nisur realizimi i projektit që do të mundësojë furnizimin me ujë për disa fshatra të Përdrinisë dhe për Mamushën.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se fshatrat Krushë, Piranë, Zojz dhe Medvec do të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, pas jetësimit të këtij projekti, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për këto vendbanime, duke theksuar se “Komuna e Prizrenit në memorandumin e bashkëpunimit me KRU “Gjakova” ka participuar me 300 mijë euro”.


“Përkushtimi i qeverisjes aktuale lokale për rritjen e kapaciteteve, për shtimin e ujit të pijes në Komunën e Prizrenit, do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq ka theksuar se realizimi i projektit të ndërtimit të ujësjellësit në këtë zonë “do t’i japë fund mungesës së ujit në Mamushë”.

Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Kalo në kategori