Qeveria italiane e ka zgjidhur me dekret çështjen e emigrantëve nga “vendet e sigurta”, që u bë shkak javën e kaluar për kthimin e 12 azilkërkuesve nga Shqipëria në Itali, pasi qëndrimi i tyre binte ndesh me marrëveshjen e firmosur nga dy vendet.
Dekreti i miratuar të hënën (21 tetor) pas një mbledhjeje të gjatë të qeverisë parashikon që “vendet e sigurta” nuk do të trajtohet më si një koncept i dorës së dytë, por rregulli do të merret parasysh për riatdhesimin e emigrantëve nëse ata nuk kalojnë në sitën e autoriteteve për azilantët.
Gjykata e Romës vlerësoi javën e kaluar se emigrantët e vendosur në Gjadër nuk e plotësonin kushtin bazuar në një verdikt edhe të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, pasi ata po trajtoheshin në Shqipëri duke qenë të ardhur nga vende jo të sigurta, si Bangladeshi apo Egjipti.
Me dekretin e sotëm “e bëjmë burim parësor për radhitjen e 19 vendeve të sigurta nga 22 që ishin në fillim: kemi marrë parasysh edhe integritetin territorial dhe kemi përjashtuar Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë“, deklaroi ministri i Brendshëm Mateo Piantendosi (o. Matteo).
Në daljen për mediet, ministri tha se dekreti thjesht sjell përpara një normë që Bashkimi Europian do ta vendosë në fuqi në qershor të 2026-ës, “që ne mendojmë se është normë edhe më e ashpër.”
Ministri i Drejtësisë, Karlo Nordio (o. Carlo), shpjegoi: “Kemi arritur në këtë pikë pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që nuk është kuptuar mirë. Me fjalë të tjera ky vendim, përveçse përsërit parimin e përmbushur nga shtetet individuale se cilat quhen vende të sigurta, parashtron edhe kushte në momentin kur një gjykatës jep përcaktimin e një vendi të sigurt në varësi të situatës së personit të caktuar. Thelbi i këtij vendimi është që gjykatësi, në momentin kur shprehet, duhet të thotë në mënyrë shteruese dhe të plotë se për cilat arsye një individ përcaktohet se vjen nga një vendi i caktuar që është i pasigurt.”
Më 13 tetor, autoritetet italiane shpëtuan 85 emigrantë që po tentonin të kalonin kufirin nëpërmjet rrugëve detare. 16 prej tyre u nisën drejt Shqipërisë, nga të cilët 2 u kthyen me të mbërritur në Shëngjin për shkak të moshës së mitur. Dy persona të tjerë rezultuan po ashtu vulnerabël.
12 emigrantët e mbetur arritën të kalonin verifikimet paraprake, por të shtunën u nisën sërish me anije drejt portit të Barit pas vendimit të Gjykatës së Romës. /Rai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje