LAJMI I FUNDIT:

O’Brien dhe Eichhorst sot në Kosovë, pasdite pritet takimi me kryeministrin Kurti

O’Brien dhe Eichhorst sot në Kosovë, pasdite pritet takimi me kryeministrin Kurti

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorst, pritet të arrijnë sot për vizitë në Prishtinë.

Telegrafi ka mësuar se O’Brien dhe Eichhorst do të zhvillojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas të njëjta burimeve, takimi pritet të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq ora e saktë nuk dihet ende.


O’Brien dhe Eichhorst gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar në Serbi ku janë takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq nënvizoi se kishin shkëmbyer mendime për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Kosova ishte një nga temat kryesore të diskutimit, dhe Vuçiq theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, me mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Lajme
Dalin pamje nga momenti i arrestimit të Ilir Metës

Dalin pamje nga momenti i arrestimit të Ilir Metës

Lajme
Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë

Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë

Drejtësi
Starlinku autorizohet për ofrimin e shërbimeve në territorin e Kosovës

Starlinku autorizohet për ofrimin e shërbimeve në territorin e Kosovës

Lajme
Tollovia në Merdar u kushton bizneseve, Rohde: Do ta monitorojmë procesin e importit të mallrave nga Serbia

Tollovia në Merdar u kushton bizneseve, Rohde: Do ta monitorojmë procesin e importit të mallrave nga Serbia

Lajme
Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për masën ‘detyrim paraqitje', hedh akuza ndaj Edi Ramës

Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për masën ‘detyrim paraqitje', hedh akuza ndaj Edi Ramës

Lajme
Kalo në kategori