LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Sturm Grazit hedh kandidaturën për golin e vitit – shënon nga 30 metra

Lojtari i Sturm Grazit hedh kandidaturën për golin e vitit – shënon nga 30 metra

Përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovinës, Jusuf Gazibegovic, luajti një ndeshje të shkëlqyer në derbin e Grazit mes Sturmit të tij kundër Grazer AK. Ai shënoi një gol, kishte një asist dhe mori një fitore bindëse me rezultat 5-2.

Kampioni aktual i Austrisë ka treguar se vitet e fundit është një skuadër shumë më e mirë krahasuar me GAK-në e famshme, një klub nga Graci që ra nga liga, më pas filloi sërish nga e para dhe tashmë ka arritur nivelin elitar të futbollit austriak ku konkurron kundër rivalit të saj të urryer.

Sturm kaloi në avantazh në minutën e 34-të. Shënues i golit spektakolar të ndeshjes ishte Jusuf Gazibegovic nga gjuajtja e lirë prej rreth tridhjetë metrash.


Gazibegovic gjuajti nga distanca e largët dhe në momentin e shënimit e ndihmoi shumë mbrojtja vendase.

Njëri mbrojtës e devijoi topin dhe në këtë mënyrë mashtroi portierin, por vetë portieri nuk ra në sy me ndërhyrjen e tij.

Pas 10 ndeshjeve të luajtura, Sturm është në vendin e parë me katër pikë më shumë se Rapidi që është i dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Bundesliga
Lista me 8 trajnerët më të paguar në futbollin botëror në vitin 2024 - Guardiola vetëm i dyti

Lista me 8 trajnerët më të paguar në futbollin botëror në vitin 2024 - Guardiola vetëm i dyti

Ndërkombëtare
Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ndërkombëtare
Askush si Rummenigge: Tregon saktë se kush janë fajtorët që janë shtuar ndeshjet në futboll

Askush si Rummenigge: Tregon saktë se kush janë fajtorët që janë shtuar ndeshjet në futboll

Bundesliga

"10 herë na ka thënë po, të gjitha kushtet ia kemi plotësuar" - prapaskenat e bisedimeve me Mërgim Berishën dhe mënyra se si në fund e 'tradhtoi' Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
“Prita ta kontaktoj”, Hansi Flick thyen heshtjen për marrëdhënien e tij me Xavin

“Prita ta kontaktoj”, Hansi Flick thyen heshtjen për marrëdhënien e tij me Xavin

La Liga
Kalo në kategori