Një rritje e lartë e tatimit në pronë po i pret të gjithë ata që kanë prona komerciale nga janari i vitit që vjen.
Me 1 janar të 2025-tës, sipas ligjit vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të virion prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.
Për vlerën e pronave mbi pesë qind mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të virion prej 0.30% deri 1%.
0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të varion prej 0.50% deri 1%.
Vlerësimin e pronave e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale.
Edhe nëse shkalla tatimore merret më e ulëta, përsëri do ketë rritje të mëdha të tatimit.
Në një llogaritje të tillë sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, për shembull nëse vlera e pronës është 7 milion euro, nga 11,900 euro i njëjti do paguaj 26.100 euro.
Kjo rritje sjell probleme të tjera, për të cilat tregon kryetari i AKK-së.
”Nëse këto fatura, i shkojnë bizneseve të Kosovës atëherë do të jetë një zinxhirë i dëmeve, sepse nëse kemi një pronë komerciale që i ka, një numër të vogël, të mesëm të madh të shitoreve, ata do të jenë të detyruar që t’i ngrisin qiratë, në momentin që ngritën qiratë, vjen pasoja tjetër ku mund të ngritën gjërat ushqimore, rrobat apo mund të zvogëlohet numri i punëtorëve”, ka thënë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Për këtë kundër dolën edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
“Në Kosovë tatimit në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor, ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm. AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%,kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në reagimin nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Megjithatë, anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Ferat Shala thotë që tashmë ligji është në fuqi, dhe nuk mund të zhbëhet.
”Po tash ligji është në fuqi, dhe tash kjo çështje nuk mund të zgjidhet ndryshe vetëm me aspekt ligjor, dhe në këtë legjislaturë është krejtësisht e pamundur që ne ta kthejnë në pikën që realisht duhet të kthehet”, ka thënë Ferat Shala, Anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa.
Ligji hyn në fuqi me 1 janar të 2025./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova