LAJMI I FUNDIT:

Tokio kryeqendër e botës, PMI feston 10 vjetorin e IQOS në Japoni

Tokio kryeqendër e botës, PMI feston 10 vjetorin e IQOS në Japoni

Tokio sot ka qenë kryeqytet i gjithë botës, pasi Philip Morris International (PMI) ka festuar 10 vjetorin e paisjeve IQOS, me të cilat synohet që përdoruesit të largohen nga pirja e duhanit dhe të gjejnë alternativa tjera. PMI në këtë event ka kërkuar edhe nga tjerët që t’i bashkëngjiten kësaj nisme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke mbështetur misionin për duhanpirje pa tym, PMI sot ka festuar edhe arritjen e madhe prej 30 milionë përdoruesve që kanë ndrruar cigaret me paisje që përdorin nxemje. Prej këtyre përdoruesve, 75% janë transferuar totalisht në përdorim të paisjeve me nxehje.

“Përmes IQOS Together X, ne po angazhohemi me anëtarët e komunitetit IQOS nga e gjithë bota — një komunitet që, gjatë 10 viteve të fundit, është rritur për të përfshirë më shumë se 30 milionë të rritur — dhe kemi ftuar një përzgjedhje prej tyre që të na bashkohen në këtë event global që u mbajt në Japoni, tregu i parë që prezantoi IQOS në vitin 2014,” tha Stefano Volpetti, President i PMI për Produktet pa duhan dhe shef i zyrës së konsumatorëv.

“Të shohësh kaq shumë anëtarë të këtij komuniteti së bashku gjatë këtij eventi unik është një mundësi për ne të festojmë rolin e tyre në bërjen e cigareve të vjetruara dhe t’i inkurajojmë ata që të avokojnë për duhanpirësit e tjerë të rritur që të kalojnë në një alternativë, nëse nuk e lënë duhanin”, vazhdoi Volpetti.

IQOS Together X thekson fuqinë e zgjedhjes. Iniciativa, e cila është zhvilluar në tregjet e botës për 6 muajt e fundit, kulmon me krijimin e një përzgjedhje përvojash në festën globale—IQOS Together X Sensorium—në Tokio, Japoni. IQOS Together X u krijua për të angazhuar komunitetin në rritje të përdoruesve të nikotinës, të cilët po përshpejtojnë realizimin e një të ardhme pa tym me zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga cigaret dhe për të kaluar në një alternativë më të mirë.

“Është një privilegj të presim eventin global IQOS Together X këtu në Japoni. Japonia është vendlindja e IQOS dhe ka udhëhequr realizimin e një të ardhme pa tym për dekadën e fundit, dhe jemi të nderuar të mirëpresim rritjen e konsumatorëve nga Japonia dhe nga tregjet e tjera të botës. Ne i duartrokasim zgjedhjet e tyre për të lënë cigaret pas dhe për të kaluar në një alternativë më të mirë. Duam t’u kujtojmë atyre se janë pjesë e një komuniteti global në rritje që po nxisin përparim të rëndësishëm për veten e tyre, për ata që kujdesen për ta dhe për shëndetin publik.” tha Shea Lih Goh, President i Philip Morris Japan Ltd.

Eventi IQOS Together X Sensorium u mbajt më 19 tetor 2024, në Tokio, Japoni, duke mbledhur së bashku anëtarë të komunitetit IQOS nga më shumë se 30 vende nga e gjithë bota. Gjatë një konference për shtyp para eventit, PMI njoftoi një bashkëpunim me DJ-n dhe producentin e nominuar për Grammy, Steve Aoki, i cili performoi. /Telegrafi/