LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM urgjentisht të rishqyrtojë emërimin e Hristovskit në krye të ASK-së

LSDM: OBRM-PDUKM urgjentisht të rishqyrtojë emërimin e Hristovskit në krye të ASK-së

LSDM përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të rishqyrtojë zgjedhjen e Bojan Hristovskit dhe ta tërheqë atë nga pozita e drejtorit të ASK-së.

Ata kërkojnë nga partia OBRM-PDUKM që të sigurojë transparencë dhe respektim të plotë të ligjeve dhe procedurave në emërimin e pozitave drejtuese në shërbimet e sigurisë.

“Ky partizim me kuadro të paaftë që do t’i shërbejnë Mickoskit në vend të qytetarëve është hapi i parë drejt shkatërrimit të institucioneve të sigurisë. Për shtatë vite LSDM ka bërë përpjekje të mëdha për profesionalizimin e këtyre institucioneve dhe OBRM-PDUKM po përpiqet t’i partizanojë ato për vetëm 100 ditë. Shteti nuk guxon t’i lejojë vetes të rrezikojë duke emëruar persona që nuk i plotësojnë standardet ligjore dhe profesionale për pozita të tilla të larta, veçanërisht në fushat e ndjeshme siç është siguria kombëtare”, thonë nga LSDM. LSDM shpreh dyshime serioze për plotësimin e kushteve për zgjedhjen e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare.  Sipas kërkesave ligjore, kandidati për drejtor të ASK-së duhet të ketë minimumi pesë vjet përvojë menaxheriale në pozicione të lidhura me sigurinë.  Ndonëse Hristovski raporton pesë vite përvojë kalendarike në menaxhim, mbetet e paqartë nëse ai vërtet i plotëson kushtet ligjore, sepse mungojnë data të sakta për përvojën e tij menaxheriale në Autoritetin e Sigurisë dhe Kundërzbulimit në periudhën 2012-2017″, thotë LSDM.


Po ashtu, siç shtohet në reagim, “nga biografia e Hristovskit të publikuar nga Fakulteti i Sigurisë, rezulton se ai i ka përmbushur kushtet për këtë pozitë vetëm vitin e kaluar, duke u diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin për Turizëm dhe Biznes në Shkup, por më parë kualifikimi i tij profesional si trajner i diplomuar i kikboksit nuk plotësonte kriteret e parashikuara për këtë pozicion të rëndësishëm”, thonë nga LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Lajme
​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Lajme
Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Lajme
LVV me reagim ndaj opozitës: Me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë

LVV me reagim ndaj opozitës: Me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë

Lajme
FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit, komandanti Bashkim Jashari vizitë në SHBA

FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit, komandanti Bashkim Jashari vizitë në SHBA

Siguri
Restorant

Restorant "Napoli", shije italiane në mes të qytetit të Tetovës

Lajme
Kalo në kategori