LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM partizoi gjithçka që është shtetërore, ne nuk vazhdojmë njejtë

OBRM-PDUKM: LSDM partizoi gjithçka që është shtetërore, ne nuk vazhdojmë njejtë

“LSDM është sinonim i partizimit të çdo gjëje që është në shtet dhe me karakter qytetar. Ndërsa ishte në pushtet, LSDM emëroi personel partizan partiak dhe të paaftë në poste kyçe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencinë e Inteligjencës (AI). LSDM gjatë qeverisjes së saj e ka partizanizuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Viktor Dimovski, zyrtar partiak, është emëruar nga LSDM për kryetar të BSHB-së. Dimovski ka luajtur një rol aktiv në strukturën e LSDM-së dhe është i lidhur me skandale të rënda të sigurisë dhe diplomatike. Erolld Musliu, i cili drejtonte ARSH-në, ndoqi aktivisht zyrtarët e OBRM-PDUKM-së, duke keqpërdorur pozitën e tij. LSDM-ja bëri partizim edhe në UBK, kur emëroi Mile Zeçeviqin, dhe në të njëjtën rrugë që shkoi për t’u bërë zyrtar partiak, u emërua sekretar i përgjithshëm. Për dallim nga emërimet e pakuptimta partiake të LSDM-së, OBRM-PDUKM thekson profesionalizmin. Zgjedhja e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së është një hap drejt rivendosjes së integritetit në shërbimet e sigurisë dhe emërimit të një zyrtari që do të punojë për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe pavarësinë e shërbimeve. Një gjë është e qartë, OBRM-PDUKM nuk e vazhdon praktikën e kontrollit partiak mbi shërbimet e sigurisë. Profesionalizmi dhe integriteti do të jenë parimet drejtuese. Shërbimet e sigurisë duhet të funksionojnë në interes të popullit, e jo vetëm si instrument për partizim”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori