LAJMI I FUNDIT:

Zv/kryeprokurori i Pejës dhe familja e tij merren në mbrojtje 24 orëshe nga Policia

Zv/kryeprokurori i Pejës dhe familja e tij merren në mbrojtje 24 orëshe nga Policia

Njëri ndër prokurorët më të suksesshëm të krimeve të rënda në Republikën e Kosovës e që është edhe zv/Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli dhe familja e tij, tashmë janë marrë në mbrojtje të afërt 24 orëshe nga Policia e Kosovës.

Burime të ‘RADIO 1’, mësojnë se mbrojtja e afërt ka marrë në monitorim dhe shoqërim prokurorin dhe familjen e tij.

‘Policia, mbrojtja e afërt, tashmë shoqëron lëvizjet e Prokurorit Qavolli, monitoron procesin mësimorë të fëmijëve të tij si dhe të familjarëve. Poashtu policia me pikë statike qëndron 24 orë në shtëpinë e banimit të Prokurorit dhe të familjes.’-ka thënë për ‘RADIO 1’, një burim i sigurt brenda organeve të rendit dhe drejtësisë.


Ndryshe, më 11 Tetor u raportua se prokurori Ersan Qavolli, është kërcënuar seriozisht, pas sekuestrimit të mbi dy ton lënde narkotike në Pejë – aksion ky i kryer në fund të muajit të kaluar.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, e cila e dënoi këtë veprim.

Foto nga vend-ngjarja ku ishte sekuestruar droga në Kliçinë të Pejës

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me ashpërsi çdo formë kërcënimi apo presioni ndaj prokurorëve që janë në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe drejtësisë. Në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj Prokurorit Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton lëndë narkotike në Pejë, Shoqata jonë shpreh shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me Prokurorin Qavolli dhe të gjithë kolegët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre”, thuhej në komunikatë.

“Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës inkurajojmë hetuesit policor së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme”, thuhej tutje në reagim.

Ka reaguar më pas edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH).

‘Dënojnë ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht Zëvendës-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Ersan Qavolli, të cilat vijnë si rrjedhojë i punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.

KPK dhe ZKPSH, theksojnë se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të patolerueshme, andaj ua bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli dhe do t’i ofrojnë mbështetje të plotë për punën e tij në ndjekjen e kryersve të veprave penale.

KPK dhe ZKPSH, njoftojnë se në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli dhe, njëkohësisht, janë duke e trajtuar seriozisht këtë veprim penal gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë drejtim, KPK-ja dhe ZKPSH-ja, sigurojnë opinionin publik se kërcënimet dhe shantazhet e tilla, çfarëdo qofshin dhe nga kushdo qofshin, të cila bëhen ndaj prokurorëve të shtetit nuk do t’i zmbrapsin asnjëherë synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.’-thuhej në reagimin e plotë të tyre.

Ersan Qavolli, njihet si një prej Prokurorëve më të suksesshëm dhe më të guximshëm në Republikën e Kosovës./Njeshi&RADIO 1/

Nga Vizita e mëparshme e ministres së Drejtësisë në Prokurorinë e Pejës nga e majta; Agim Kurmehaj-Kryeprokuror, Ersan Qavolli – zv/Kryeprokuror, Shkodran Nikqi – zëdhënës

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori