LAJMI I FUNDIT:

Berisha për ngjarjet në Kuvend: Hyrja e policisë, një akt puçist

Berisha për ngjarjet në Kuvend: Hyrja e policisë, një akt puçist

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi antikushtetues aktin e hyrjes së forcave speciale në parlament, duke drejtuar akuza të ashpra ndaj kryetares së Parlamentit dhe ministrit të Brendshëm.

Z. Berisha sqaroi para gazetarëve se forcat speciale lejohet të hyjnë ne Parlament vetëm me vendim të Kuvendit dhe në raste të jashtëzakonshme.

Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë. Dhe unë dëgjova opinionistë të krahut qeveritar se këto kanë ndodhur. Nuk kanë ndodhur kurrë! U them unë atyre që policia të hyjë në parlament, nuk ka ndodhur kurrë!


Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD. Unë e përgëzoj deputetin Luan Baçi për përgjigjen që i dha dhe ftoj çdo qytetar t’u japë këtyre banditëve përgjigjen që meritojnë. Pra, po ta marrësh, po këta nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, ato ishin akte puçiste,” u shpreh z. Berisha.

Kreu i demokratëve e nisi konferencën për shtyp me një lajmërim, një denoncim politik. Ai tha se gjyqtaret e Kushtetueses janë nën presion për të cilësuar përgjimet në platformat e koduara telefonike si të paligjshme.

Ato komunikime janë labirintet më drithëruese të botës së krimit në Shqipëri. Ato komunikime dëshmojnë se si politika ka shfrytëzuar bandat dhe bandat politikën për qëllime nga më antiligjoret, më çnjerëzoret. Por dëshmojnë se si Skrapi i partisë merr peng, zbaton urdhra, mbyll dosje, përdor pengje për interesat e veta, vjel ryshfete, majmen e pasurohen si kriminelë nga bashkëveprimi me organizatat kriminale. Në ato dokumente, ekziston i gjithë universi i krimit elektoral,” deklaroi z. Berisha.

Javën e ardhshme PD-ja ka njoftuar se do të protestojë në Strasburg para Parlamentit Evropian./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori