LAJMI I FUNDIT:

Ish-të përndjekurit politikë ndërpresin grevën e urisë: Qeveria nuk na mbështet, edhe opozita u tregua indiferente

Ish-të përndjekurit politikë ndërpresin grevën e urisë: Qeveria nuk na mbështet, edhe opozita u tregua indiferente

Të përndjekurit kanë hequr dorë nga greva e urisë pas 8 ditësh qëndresë. Njëri prej tyre është shprehur se nuk kanë mbështetje nga qeveria, duke shtuar se mospërfillur edhe nga opozita.

“Nuk mund të rezistojmë dot. E nisëm shtatë vetë. Dy shkuan në spital. Mbështetje nuk kemi. Qeveria nuk na mbështet. Edhe opozita dje nuk kaloi këtej, u treguan indiferentë. Ndjehem keq kur nuk ke vëmendje, nuk reagon kush për disa njerëz që janë në grevë për një të drejtë legjitime, më vjen shumë keq.”, tha një të përndjekurit politikë.

Greva e urisë nisi nga 7 persona të cilët u vendosën jashtë selisë të ish-të përndjekurve. Ata pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut, ose familjarëve të tyre është skandaloz dhe i pamjaftueshëm.


Ata kërkojnë rishikim të masës së dëmshpërblimit për ditët e burgut, dhënien e pensioneve suplementare dhe rikthimin e godinës që u ka shërbyer për vite me rradhë të persekutuarve në funksion të tyre.

Mijëra shqiptarë u dënuan dhe vuajtën në burgjet e diktaturës prej vitit 1944 deri në 1991, ndërsa një pjesë dërrmuese e tyre u detyruan të kryenin punë të rënda pa pagesë, përfshi kanalizimet në tharjen e kënetave, ndërtim të pallateve dhe shfrytëzimin e minierave. Për vitet e burgut, të konsideruara si dënime politike dhe punë e papaguar, qeveritë e pas diktaturës miratuan një sërë procesesh dëmshpërblimi, të cilat u ndanë në këste dhe shpeshherë u dhanë me vonesë.

Ligji i fundit i vitit 2007 parashikoi një pagesë prej rreth 1700 lekësh për ditë burgu për të dënuarit politikë, por për shkak se për këtë qëllim alokoheshin në buxhetin e shtetit vetëm një sasi e vogël parash, procesi u zvarrit për vite me radhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I shkuan te koka”, dëshmitari thotë se kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe një tjetër kur u vra një person

“I shkuan te koka”, dëshmitari thotë se kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe një tjetër kur u vra një person

Drejtësi
Në veri vendosen postera të rinj me

Në veri vendosen postera të rinj me "plazma" të Serbisë

Lajme
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Romës: Të gjithë refugjatët të kthehen në Itali

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Romës: Të gjithë refugjatët të kthehen në Itali

Lajme
Presidentja Osmani dekoron Dr.Rexhep Bojën për shërbimin e jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat

Presidentja Osmani dekoron Dr.Rexhep Bojën për shërbimin e jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat

Lajme
Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori