Marravëshja Rama-Meloni që u konkludua me ngritjen e dy qendrave në Shëngjin e Gjadër për përpunimin e emigrantëve të kapur në Detin Mesdhe nga Italia, duket i suksesshëm në sytë e shteteve të tjera të BE-së.
Franca dhe Holanda janë dy vendet anëtarë të unionit që kanë shprehur interesin për të ndjekur një strategji të ngjashme me atë që po aplikon Italia, duke transferuar azilkërkuesit jashtë BE-së
“Ideja që po shqyrtohet nga qeveria holandeze për krijimin e qendrave të riatdhesimit për emigrantët në Ugandë është serioze. Ne do të flasim për këtë me Italinë dhe Danimarkën në një takim”, tha kryeministri holandez Dick Schoof .
Deklarata e tij erdhi pas mbërritjes në samitin që BE do të zhvillojë për të diskutuar për flukset migratore, duke specifikuar se ka “shumë kompleksitete për t’u analizuar”.
Por një zgjidhje e tij sipas Schoof është në përputhje me parimin e mbështetur nga disa qeveri evropiane për të pasur qendra në vendet e origjinës. “Holanda po shikon me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri , shpresojmë të dëgjojmë nga Italia se si shkon dhe të shohim se si mund të punojmë së bashku për këtë”, shpjegoi ai.
Edhe Franca sakaq po po mendon për transferimin e azilkërkuesve jashtë BE-së. “Ekziston dëshira që Parisi zyrtar të mund të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me atë mes Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e emigrantëve azilkërkues. Rruga po studiohet nga Ministria e Brendshme”, tha në një intervistë për Sud. Radio, zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon.
Sipas zëdhënëses, shembulli italian “është vullneti i ministrit të Brendshëm Bruno Retailleau dhe është diçka që kërkon shumë kohë, diplomaci, shkëmbime, por nuk është se përjashtohet si mundësi”. /A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin