Haxholli thotë se që nga sesioni pranveror seanca të shumta kanë dështuar, e që njëjtë thotë se po vazhdon edhe në sesionin vjeshtor.
“Javët e fundit kemi një situatë kritike në Kuvend. Edhe ashtu kemi pasur një mosfunksionim të mirëfilltë të Kuvendit pothuajse tërë vitin, që nga sesioni pranveror. Seanca të shumta që kanë dështuar në mungesë kuorumi dhe ligje të pakta që janë miratuar gjatë këtij viti. Kështu filloi edhe sesioni vjeshtor. Tri seanca që u mbajtën, asnjëra prej tyre nuk ka arritur të përfundojë suksesshëm dhe tani janë mbi 20 pika të rendit të ditës që po presin trajtimin nga ana e Kuvendit. Janë edhe rreth 50 projektligje që duhet të miratohen nga Kuvendi përfshirë edhe marrëveshje të shumta ndërkombëtare”, tha Haxholli, për RTV Dukagjini.
Sipas Haxhollit, partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje), duhet të jetë e pranishme në seancat e thirrura nga opozita.
E shqetësuese për KDI, ajo thotë se është mosprania e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca në seanca, ku thekson se e ka obligim kushtetues.
“Partia në pushtet duhet të mundësojë debatin që kërkon opozita. Dhe çfarë ka qenë shqetësuese për ne si institut është mungesa e kryetarit të Kuvendit qe tri seanca të Kuvendit nuk ka ardhur fare. E ai e ka obligim kushtetues që t’i kryesojë seancat”, shtoi Haxholli.
Teksa shton se aktualisht ka një kuvend të “paralizuar”.
“Është mospërmbushje e rolit të partisë në pushtet. Partia që i fiton zgjedhjet e ka për detyrë të garantojë mbarëvajtje dhe funksionim të institucioneve kushtetuese. Aktualisht kemi një Kuvend të paralizuar, një Kuvend që nuk mund të ushtrojë rolin e tij ligjvënës, e kjo po mundësohet nga partia në pushtet”, ka thënë Haxholli. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A