LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i pikëlluar nga vdekja e ambasadores Kaidanow: Kontributi i saj lidhet ngusht me themelin e shtetit tonë

Hoxhaj i pikëlluar nga vdekja e ambasadores Kaidanow: Kontributi i saj lidhet ngusht me themelin e shtetit tonë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka ndarë kujtime të rëndësishme nga puna dhe bashkëpunimi me ish-ambasadoren e SHBA-së në Kosovë Tina Kaidanow, e cila ka vdekur dje.

“I pikëlluar mora lajmin për vdekjen e ish-ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow. Ajo ishte një grua e fortë dhe një diplomate e zonja, e cila shërbeu në Kosovë në një kohë historike të saj dhe me të cilën kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite! Derisa isha pjesëmarrës i negociatave për pavarësinë e Kosovës në procesin e Ahtisaarit në Vjenë me disa kolegë të tjerë, Tinën e takoja në Prishtinë dhe shpesh më udhëzonte me këshilla të ndryshme në një kohë kur po lindte shteti ynë i pavarur”, shkroi Hoxhaj.

Ai shtoi se kur procesi ishte përmbyllur, por Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk arriti pajtim të plotë për të mbështetur planin e Ahtisaarit në fund të vitit 2007, ishte Tina ajo që në muajin shkurt më tha “ndoshta në fundjavë do të shpallet pavarësia e Kosovës”, duke e përmendur 17 shkurtin si datë të mundshme!


“E kur pavarësia u shpall dhe Kosova nuk kishte ministri të jashtme, ishte Tina ajo që vinte shpesh në zyrën time dhe shpesh e takoja në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, për të organizuar vizita në vende të ndryshme, për njohje. Ndër takimet më të rëndësishme, ishte edhe Konferenca Islamike e OBI-së në Senegal, pa përmendur vendet tjera perëndimore.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Tutje nënkryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh se ende e kujton gëzimin e saj dhe shkëlqimin e syve që kishte kur vendi i saj SHBA njohu pavarësinë e Kosovës.

“Tina ishte ajo që ia dorëzoi njohjen më të rëndësishme personalisht Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës! Aq shumë e donte Kosovën, sa falë vendosmërisë së saj, nënshkruajtëm Marrëveshjen e Fullbrihtit në mes të SHBA-së dhe Kosovës, duke e bërë të jashtëzakonshëm rolin e saj në ndërtimin e shtetit nga themele! Kur e përfunoi mandatin si ambasadore në Kosovë në vitin 2009, sa herë shkova në Washington e takoja me punë e për darkë dhe dëgjoja këshillat e saj për Kosovën! Lajmi për vdekjen e saj më lendoi shumë dhe çdo herë do ta mbaj në mendje dhe zemër kujtimin për të. Kontributi i saj i jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, do të mbetet gjithnjë i paharruar. Ajo e donte Kosovën dhe popullin e saj. Pushoftë në paqe!”, shkroi Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori