LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit do të paraqes kallëzim penal ndaj dy personave të cilët kanë krijuar deponi të egra

Qyteti i Shkupit do të paraqes kallëzim penal ndaj dy personave të cilët kanë krijuar deponi të egra

Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit sot kanë gjetur dhe evidentuar persona në procesin e hedhjes së sasive të mëdha të mbeturinave, krijimin e deponisë së egër në pronë private dhe djegien e tyre në territorin e komunës së Butelit, ku gjetën një sasi e madhe mbeturinash prej metali, plastike dhe ndërtimi, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

“Qyteti i Shkupit për vepër penale të kryer nga personat S.M banues në komunën e Butelit dhe M.D. shtetasi i Kosovës në pajtim me nenin 218 të Kodit Penal do të paraqesë kallëzim penal për shkaktim të dëmtimit të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, gjegjësisht rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vepër e dënueshme me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Në territorin e Shkupit janë gjithsej 14 institucione që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në situata të tilla. Por, deri më tani po reagon vetëm qyteti i Shkupit, ndërsa të tjerët nuk po veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në njoftim.


Gjatë fundjavës, shtojnë nga atje, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë sanksionuar me gjobë mbi 20 autorë./Telegrafi/