LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° fair_day

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt, në një intervistë për Telergafin flet për projektet zhvillimore në këtë komunë

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt, në një intervistë për Telergafin flet për projektet zhvillimore në këtë komunë

Qyteti i Ferizajt gjatë viteve të fundit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër pasi që aty janë ndërtuar disa nënkalime e janë realizuar disa projekte infrastrukturore. Drejtuesit e kësaj komune kanë thënë se Ferizaj është transformuar në një qytet evropian.

Kryetari Agim Aliu ka thënë për Telegrafin se sa herë që flitet për Ferizajn, flitet për suksese, për projekte të mëdha, andaj sipas tij transformimi i madh i qytetit ka bërë që shpeshherë ndryshojnë edhe fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj.

“Sa herë flasim për Ferizajn, flasim për një projekt të madh, sa herë flasim për Ferizajn, flasim për projekte të bukura dhe krejt këto përfundojnë në një epitet të një qyteti, respektivisht komune më të transformuar në Republikën e Kosovës. Pra, ajo që na ka dalluar është se ne kemi pasur guximin të përcjellur me vizionin, këmbëngulësinë për ta transformuar qytetet e Ferizajt, andaj jam shumë i lumtur që kjo përveç që ka ndikuar te qytetarët e Ferizajt, ka ndikuar te bizneset e Ferizajt”, ka thënë Aliu.


Sipas tij, Ferizaj tashmë ka një statistikë krejtësisht tjetër sa i përket aspektit të turizimit me arsyetime se gjithnjë është më i vizituar si rezultat i punës dhe angazhimit institucional.

“Edhe shtetet e rajonit e kanë pjesë të agjendës së tyre që ta vizitojnë periudhën e qeverisjes sonë dhe Ferizajn dhe kjo për shkak të zhvillimit ekonomik, turizmit e të tjera. Si qeverisje kemi qenë mbështetës të vazhdueshëm për bizneset, sepse ju e dini që ne jemi prej komunave të pakta që ne edhe e kemi ulur normën tatimore, që i ka u ra që në këtë vit 2024  deri në 33 për qind të familjeve, po edhe të bizneseve të paguajnë më pak për kontributet e tatimit në pronë, po ashtu shumë nga bizneset janë të liruara nga taksa të ndryshme komunale. Pra, ne jemi në ADN-n e Ferizajt Zhvillimor, në ADN-n e mbështetjes së bizneseve dhe këtu duke shkuar bashkë në një bashkëjetesë kanë bërë që Ferizaj të jetë i transformuar dhe të ketë këto projekte”, ka thënë Aliu.

Aliu shpjegon se kanë zhvilluar një varg projektesh kapitale, teksa javë më parë është përuruar një pjesë e nënkalimit tek stacioni i Policisë, për të vazhduar më tej me pjesën e dytë të këtij projekti.

“Ky është projekt i bukur edhe funksional dhe projekt i sigurisë publike dhe tashmë kemi filluar në fazën e dytë të implementimit, që po ashtu duhet ta transformojë shumë atë zonë që është ndër zona më të transformuara dhe për të zhvilluar komunën e Ferizajt. Por, nuk i kemi lënë anash edhe pjesë të tjera të ndërtimit të kapaciteteve. infrastrukturore në arsim, në sport. Brenda pak ditësh ne do të përurojmë dy shkolla të reja dhe ka shumë projekte të tjera që kemi zhvilluar. Jemi duke transformuar edhe zona të caktuara, të cilat kanë qenë të paprekura në pjesën qendër, në njërën fjalë edhe për rrugën “Besim Rexhepi”, që është e njohur në Ferizaj kah Mikeli, pastaj “Ahmet Kaçikun” tashmë e kemi transformuar, i bashkëngjitet edhe projekti i nënkalimit të ri e po ashtu shumë afër është po ashtu të inaugurohet edhe stacioni i ri i autobusëve”, ka thënë më tej Aliu.

Sipas Aliut finalizimit të projektit të stacionit të autobusëve, do të zhvillohet edhe projekti i trafikut urban, procedurë kjo që është në përfundim e sipër.

“Do të zhvillojmë gjithnjë më shumë trafikun urban, do të shohim se çfarë do të ndodhë me Berzhin, sepse ne kemi kërkuar që edhe Berzhi të jetë mbështetës i projektit tonë për transportin urban. Ka projekte të bukura, por mbi të gjitha funksionale dhe që i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe më gjerë tashmë, sepse Ferizaj, siç thashë është bërë një epiqendër e vizitës tashmë për shkak të asaj që ne si Qeverisje, si përgjatë këtyre shtatë viteve e kemi transformuar qytetin saqë shpesh ndryshojnë fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit

Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit

Azia
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?

Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?

Azia
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Ndërkombëtare
Kalo në kategori