Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 20-26 janar  janë raportuar edhe vepra penale kundër pasurisë, ndërkaq janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj me 9 raste, në Kacanik dy raste dhe në Komunën e Ganit të Eelezit dy raste.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë javës së kaluar janë raportuar edhe 4 raste të dhunës në familje në regjionin e Ferizajt.


“Një person është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje, ndërkaq tre persona janë liruar për procedura të rregullta hetimore. Sa I përket realizimit të urdhëresave të gjykatës, Policia ka arrestuar 55 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në raportin javor të Policisë së Kosovës në Ferizaj./Telegrafi/