LAJMI I FUNDIT:

Vdes komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Sir Mike Jackson

Vdes komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Sir Mike Jackson

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka njoftuar se ka vdekur gjenerali britanik Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.

Gjenerali Sir Mike Jackson ishte pjesë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999 ndërmjet autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra nga gjenerali britanik dhe ish-shefit të  Shtabit të Armatës së Serbisë, gjeneralit Nebojsha Pavkoviq, më vonë i akuzuar i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.  Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Vetëm tri ditë më vonë, gjenerali britanik u priu rreth 40 mijë trupave ushtarake të 26 vendeve të ndryshme, që hynë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.


Jackson ishte bërë lajm ndërkombëtar më 12 qershor të vitit 1999 kur kishte refuzuar urdhërin e Wesley Clark Komandantit të Forcave të NATO-s për Evropë për t’i sulmuar trupat ruse, të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.

“Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë Jackson Clarkut.

Gjenerali i famshëm britanik gjatë mandatit të tij kishte negociuar demilitarizimin e UÇK-së nga e cila kishin dala Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Në njoftimin e Ambasadës britanike shprehet pikëllim për vdekjen e Gjeneral Sir Mike Jackson.

“Gjeneral Sir Mike Jackson KCB CBE DSO lindi në vitin 1944 dhe u edukua në Shkollën Stamford, RMA Sandhurst dhe Universitetin e Birminghamit.

Ai u gradua nga Sandhurst në Korpusin e Inteligjencës në dhjetor të vitit 1963 ndërsa studioi “Studime Ruse” nga viti 1964 deri në 1967.

Pas diplomimit, ai kaloi përkohësisht dy vjet në Regjimentin e Parashutistëve dhe më pas u transferua në Korpusin e Inteligjencës në vitin 1970. Gjatë fillim viteve të ’70-tave, ai shërbeu në Irlandën e Veriut dhe me TA-në në Skoci.

Ai ndoqi Kolegjin e Shtabit në vitin 1976, pas së cilit kaloi dy vjet si Shef i Shtabit të Brigadës së Këmbësorisë së Berlinit. Më pas komandoi një kompani parashutistësh për dy vjet, përsëri në Irlandën e Veriut.

Pas një kursi 6 mujor në Kolegjin Kombëtar të Mbrojtjes në Latimer në vitin 1981, ai iu bashkua stafit drejtues në Kolegjin e Shtabit.

Turneu i tij dyvjeçar e gjysmë në Camberley përfshinte një lidhje 10 javore në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë konfliktit në Ishujt Falkland”, thuhet në postimin ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori