LAJMI I FUNDIT:

Mesazhet e Dejona Mihalit, Gruda i PDK-së: LVV nuk funksionin si parti politike, por si një parti-shtet në formën më të pastër të fjalës

Mesazhet e Dejona Mihalit, Gruda i PDK-së: LVV nuk funksionin si parti politike, por si një parti-shtet në formën më të pastër të fjalës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar sot lidhur me mesazhet e Dejona Mihajalit nga Lëvizja Vetëvendosje me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi lidhur me furnizimin me rrymë, mesazhe këto që janë publikuar në media.

E sot, Përparim Gruda nga PDK theksoi se Dejona Mihajli, pa asnjë titull zyrtar, i kërkon drejtorit të KEK-ut – i cili duhet të jetë i pavarur dhe jopolitik – të shkojë në selinë e LVV-së për të diskutuar çështje të KEK-ut.

Lexoni të plotë postimin e Grudës:


Mesazhet e publikuara të Dejona Mihajlit zbulojnë një të vërtetë tronditëse: LVV nuk funksionon thjesht si një parti politike, por si një parti-shtet në formën më të pastër të fjalës. Në këtë skemë, organet shtetërore janë shndërruar në marioneta të plota të strukturave partiake, ku vendimet e rëndësishme nuk merren në institucione shtetërore, por në zyrat e partisë.

Dejona Mihajli, pa asnjë titull zyrtar, i kërkon drejtorit të KEK-ut – i cili duhet të jetë i pavarur dhe jopolitik – të shkojë në selinë e LVV-së për të diskutuar çështje të KEK-ut. Madje, ai duhet të dorëzojë përgjigjet për ministren vetëm pasi ato të kenë kaluar nga dora e Dejonës.

Cili është roli i Dejonës në këtë skemë? Ajo është koordinatore e komiteteve të LVV-së, komitete që po shfaqen si organe paralele me ministritë, duke ushtruar kontroll dhe ndikim të fshehtë mbi çdo vendimmarrje shtetërore. Kjo na rikthen në kujtesë mënyrën si funksiononte shteti në komunizëm.

Enver Hoxha, diktatori që drejtoi Shqipërinë për 41 vite, vetëm për 10 vite ishte në detyrë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë (1944-1954). Për 31 vitet e tjera deri në vdekjen e tij në 1985, ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror formal, ishte vetëm Sekretar i Parë i Partisë së Punës. Megjithatë, nga pozicioni i Sekretarit të Partisë së Punës, ai kontrollonte çdo aspekt të jetës në Shqipëri.

Natyrisht, LVV nuk është plotësisht si Partia e Punës, pasi rrënjët e komunizmit janë tharë prej kohësh nga demokracia perëndimore, por logjika mbetet e njëjtë: një parti që vepron si shtet. As Dejona Mihajli nuk është Enver Hoxha, ajo është thjesht një instrument në duart e Albin Kurtit, por modeli i operimit është i njëjtë dhe i rrezikshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori