LAJMI I FUNDIT:

Fotografi e përbashkët e pjesëmarrësve në Samitin e procesit të Berlinit, Kurti afër Ramës

Fotografi e përbashkët e pjesëmarrësve në Samitin e procesit të Berlinit, Kurti afër Ramës

Samiti i procesit të Berlinit i cili sot shënon 10 vjetorin e saj jubilar mblodhi përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere, në Berlin.

Pas këtij procesi u shkrep një fotografi me të gjithë pjesëmarrësit e Samitit të procesit të Berlinit, ku shihet se kryeministri i vendit, Albin Kurti është afër homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Ndërkaq, tash pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.


Ndryshe, Procesi i Berlinit, i krijuar në vitin 2014 për të mbështetur procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është një nismë e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. /Telegrafi/