LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° cloudy

LDK në Gjilan publikon të dhënat e dërguara Institutit GAP, insiston në rivlerësim të informatave

LDK në Gjilan publikon të dhënat e dërguara Institutit GAP, insiston në rivlerësim të informatave

Lidhja Demokratike e Kosovës -dega në Gjilan ditë  më parë ka mbajtur konferencë  për media në lidhje me raportin e Insitutit GAP për premtimet e mbajtura nga kryetarët e komunave, derisa të njëjtit e kanë cilësuar dezinformim të paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti.

Në këtë konferencë, kryetari i Forumit të Rinisë dhe anëtari i Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli ka theksuar se i njëjti u ka dërguar email Institutit dhe ka kërkuar rivlerësim, por që sipas tij, të vetmën përgjigje që ka marrë ka qenë zotimi i tyre për t’i kthyer përgjigje sa më parë .

“Unë jam anëtar i Kuvendit Komunal në Komunë të Gjilanit dhe përfaqësues i Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe që nga data 26.09.2023, u kam dërguar Institutit GAP material mbi 14 faqe për të kërkuar vlerësim korrekt në Komunën e Gjilanit”, ka thënë Murseli, duke theksuar se vazhdon të kërkon rivlerësim nga Instituti për të dhënat.


Ai thotë se materialin e dërguar gjatë  vitit 2023 në Insitutitn GAP, nuk ka marrë  asnjëherë  përgjigje,  duke theksuar se pas publikimit të raportit nga ana e Institutit në  vitin 2024, si rrjedhojë ka mbajtur konferencë  për media.

Tek premtimet e filluara, Murseli ka theksuar stadiumin e Gjilanit, ku sipas tij, në raportin e Institutit GAP thuhet se ky premtim është i filluar. Murseli thotë se Komuna e Gjilanit nuk është në fazën e nënshkrimit të kontratës, sepse sipas tij ka humbur rastin në OSHP.

“Komuna e Gjilanit nuk është në fazën e nënshkrimit të kontratës sepse e ka humbur rastin në OSHP nga një kompani ankuese, lënda është kthyer në pikën zero. Komuna e Gjilanit nuk është më Autoritet Kontraktues! Tenderi është hapur nga MKRS dhe momentalisht është pezulluar për shkak të ankesave të operatorëve për çështjen e kritereve për aplikim,” ka thënë ai.

Kurse, tek premtimet gjysmë të përmbushura thuhet se “Kinemaja e Qytetit do të funksionalizohet te salla e Qendrës Socio-Edukative ‘Don Bosko’, e cila është në përfundim,” ndërsa Murseli thotë se në 3 vite udhëheqje të kryetarit të Gjilanit, nuk ka kinema funksionale.

“Në 3 vite të udhëheqjes së Alban Hysenit në Gjilan, nuk ka kinema funksionale. Instituti e ka për obligim që të merret me analizim dhe mbikëqyrje të realizimit të premtimit dhe jo me arsyetim si në këtë rast,” ka shtuar ai.

Ndërsa, te premtimet e realizuara në raport është edhe krijimi i Qendrës për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuara. Në raportin e Institutit GAP thuhet se aktualisht Komuna e Gjilanit ofron mbështetje financiare për personat me aftësi të kufizuara përmes dhënies në shfrytëzim të hapësirave komunale.

Sipas Murselit, të gjitha organizatat që merren me shërbime për personat me aftësi të kufizuara në Gjilan ndodhen në një situatë shumë të vështirë financiare.

“Të gjitha organizatat që merren me shërbime për personat me aftësi të kufizuara janë në rrezik të mbylljes. Kurse, premtimi për krijimin e qendrës ditore për ta është i pambajtur! Përveç kësaj, ju njoftoj se Komuna e Gjilanit i ka dhënë në shfrytëzim një organizate ish-objektin shëndetësor në lagjen Arbëria, ku për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ofrohen shërbime me pagesë,” ka thënë ai.

Tutje, në raport thuhet se gjatë vitit 2023, nga fondi i ekselencës janë ndarë 20 bursa për nxënës të dalluar që studiojnë jashtë vendit. Ndërsa, Murseli thotë se asnjëherë Komuna e Gjilanit nuk ka ndarë mjete financiare për nxënës, qofshin ato brenda apo jashtë Kosovës.

“Komuna e Gjilanit ka hapur konkurs për bursa në mars të vitit 2022, kjo nënkupton që të gjithë studentët që kanë regjistruar vitin e parë akademik në gjeneratën 2021/22, nuk kanë pasur mundësi aplikimi sepse nuk e kanë përfunduar të paktën një (1) vit të studimeve,” ka thënë ai.

Ndërsa, për konkursin e dytë, Murseli thotë se komuna e ka shpallur në tetor të vitit 2023.

“Konkursin e dytë Komuna e Gjilanit e ka shpallur në tetor të vitit 2023. Gjenerata e studentëve të Gjilanit që kanë regjistruar vitin akademik 2021/22 për bursën e parë kanë aplikuar në vitin e tretë të studimeve,” ka shtuar ai.

“Të gjitha këto fakte, për mua janë absolutisht të qarta që ky projekt nuk e ka fare qëllim publikimin e së  vërtetës, sepse për të realizuar një projekt të tillë duhet angazhim, seriozitet, kapacitete intelektuale e profesionale dhe integritet”, ka thënë ai.

Ndryshe, në përgjigjen e Institutit për Telegrafin theksohet se edhe LDK-ja si subjekti më i madh politik në Gjilan është kontaktuar lidhur me mundësinë e ofrimit të të dhënave, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur emailave të institutit.

“Për saktësi dhe korrektësi, edhe LDK-ja, si subjekti më i madh politik në KK të Gjilanit, është kontaktuar dy herë radhazi lidhur me mundësinë e ofrimit të të dhënave dhe vlerësimeve të tyre për premtimet që kryetari ka shpalosur në fushatën zgjedhore. Por, në të dy herët, kur hulumtuesit tonë në terren kanë kontaktuar shefin e grupit të LDK-së në KK, i njëjti nuk i është përgjigjur emailave tonë”, thuhet në përgjigjen tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori