LAJMI I FUNDIT:

Virusi vdekjeprurës sjell një kërcënim të ri ‘serioz’ në Ukrainë

Virusi vdekjeprurës sjell një kërcënim të ri ‘serioz’ në Ukrainë

Virusi i Nilit Perëndimor përbën një kërcënim “serioz” për Ukrainën, ka thënë një nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të Kievit, pasi përhapja e virusit të transmetuar nga mushkonjat ka vrarë gati një duzinë njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Është serioze, do të mbetet serioze”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë dhe epidemiologu i Ukrainës, Ihor Kuzin për shërbimin ukrainas të BBC-së në një intervistë të botuar të dielën, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Virusi i Nilit Perëndimor zakonisht përhapet nga mushkonjat e infektuara dhe mund të prodhojë simptoma të tilla si ethe, dhimbje, të vjella, skuqje, diarre dhe dhimbje koke, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).


Ai është më i zakonshëm gjatë stinës së verës dhe vjeshtës, kur mushkonjat janë më të përhapura.

Njerëzit janë të infektuar me Nilin Perëndimor kur mushkonjat i kafshojnë pasi ushqehen me zogj me virus, tha CDC.

Pikat e nxehta të shpërthimit zakonisht gjenden në rrugët migratore të shpendëve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dhe “disa shtigje fluturimi të zogjve të tillë kalojnë nëpër Ukrainë”, citohet të ketë thënë Kuzin.

Rreth një në 150 njerëz të infektuar me Nilin Perëndimor zhvillon një sëmundje serioze ose fatale, sipas agjencisë së shëndetit publik.

Rreth 80 për qind e njerëzve me virus nuk shfaqin simptoma.

Ndërkohë Qendra e Shëndetit Publik e drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se shkalla e vdekshmërisë qëndron midis 2 dhe 14 për qind.

Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim specifik për Nilin Perëndimor. Virusi ka ekzistuar për gati një shekull dhe u zbulua për herë të parë në Ugandë në vitet 1930. Tani gjendet në shumë vende të botës.

Që nga fillimi i korrikut, 11 persona në Ukrainë kanë vdekur pasi u infektuan me Nilin Perëndimor, me gjithsej 88 raste të regjistruara, ka bërë të ditur Kuzin.

Qendra e Shëndetit Publik tha në fund të gushtit se laboratorët kishin konfirmuar 41 raste të Etheve të Nilit Perëndimor në Ukrainë që nga fillimi i muajit.

Një total prej 50 rastesh u regjistruan që nga fillimi i vitit, sipas qendrës, duke përfshirë një rast në rajonin qendror të Poltava gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Evropa
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori