LAJMI I FUNDIT:

Iniesta i impresionuar nga Yamal: Nuk është normale ajo se çfarë bën ai në fushë

Iniesta i impresionuar nga Yamal: Nuk është normale ajo se çfarë bën ai në fushë

Lamine Yamal është futbollisti i momentit në botë, pasi sapo ka mbushur 17 vite dhe po bënë paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Barcelonës.

Ylli i katalunasve ka fituar edhe Kampionatin Evropian si protagonist me Spanjën dhe ka marrë lëvdata të mëdha nga gjithë bota.

Andres Iniesta ka folur shumë për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke vlerësuar performancat e tij të jashtëzakonshme në moshën 17-vjeçare.


“Ajo që po bën Lamine Yamal nuk është normale”, tha Iniesta, i impresionuar nga ndikimi i të riut në ekip.

Iniesta theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e Yamal.

“Sfida është që gjithçka rreth Lamines duhet ta mbështesë atë në mënyrë që rritja e tij të vazhdojë çdo vit”, deklaroi Iniesta.

Pavarësisht suksesit të hershëm të Yamal, Iniesta beson se fokusi i tij duhet të mbetet në shijimin e lojës.

“Ai e ka gjithë karrierën përpara dhe ajo që duhet të bëjë është të vazhdojë ta shijojë me të njëjtin gëzim dhe liri sikur të ishte duke luajtur në oborrin e shkollës”, tha legjenda spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori