LAJMI I FUNDIT:

A pati ndikime politike në përzgjedhjen e personave për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës?

A pati ndikime politike në përzgjedhjen e personave për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës?

Përfitues për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës ka edhe asamblist, familjarë të tyre, dhe persona të lidhur me Kuvendin Komunal.

Në veri të Kosovës pritet të ndërtohen edhe qindra shtëpi tjera.

Megjithëkëtë, një thirrje që ishte nisur në pjesën e parë të vitit, tashmë janë zgjedhur përfituesit dhe listën e ka siguruar Dukagjini.


Në mesin e 100 personave që do t’u ndërtohen shtëpitë në katër komunat veriore janë edhe disa persona të cilët kanë pozita në legjislativin e Mitrovicës së Veriut, ose janë familjarë të tyre.

Në listën e përfituesve është Lumni Xhaka, që është asamblist nga LDK në këtë komunë.

Nëse Xhaka ka të drejtë të jetë përfitues, televizioni analizoi kriteret e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të aplikuar.

Në një përgjigje të kthyer këtë të mërkurë nga MAPL, një ndër kriteret është që aplikuesi të mos këtë shtëpi ose objekt banimi, shtëpia ose objekti aktual i banimit të mos i plotësoi kushtet për banim.

Megjithatë i njëjti, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka një shtëpi që e ka cilësuar si trashëgimi në vlerë 28 mijë euro, dhe dy parcela trualli.

Televizioni e ka kontaktuar Xhakën, megjithatë tha se për këtë nuk mund të flas përmes telefonit, por është i gatshëm në ditët në vazhdim të jap sqarime.

Përfitues në këtë listë është edhe Kenan Alushi, që është djali i asamblistit nga Iniciativa qytetare, Gzim Alushi në Mitrovicë të Veriut.

Ky i fundit gjithashtu në deklarimin e pasurisë ka një shtëpi ani pse në emër të tij, dhe jo të djalit.

Kur u kontaktua nga televizioni, dhe në momentin që kuptoi që është thirrur për këtë çështje tha që është në një takim dhe nuk dha kohë se kur mund të sqarojë këtë çështje.

Në listën e përfituesve është edhe Menduh Ahmeti, që është babai i Edis Ahmetit, asistent i kryesuesit të Kuvendit Komunal të M.V, Nexhat Ugljanin.

Me të televizioni bisedoi në telefon, dhe ai tha se kanë përmbushur kriteret pasi që shtëpia ku banojnë është pronë e shtetit dhe jo e tyre, dhe aplikimi është bërë në emër të babait të tij.

Kurse pse në listën e përfituesve gjendet numri i telefonit të tij tha që prindi nuk posedon telefon.

Për këtë Nexhat Ugljanin tha që është proces që nuk mund të ndikoj pasi i gjithi kontrollohet nga MAPL.

“Unë si kryesues nuk jam implikuar , në procesin e ndërtimit të shtëpive pasi që ne jemi legjislativ edhe po më doket më mirë që s’jemi, në atë proces sigurisht që do thonë që jemi edhe ndoshta që kemi pas ndikim, po që unë si kryesues nuk kam pas ndikim”, ka theksuar Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit në M.Veriore.

Procesi po mirëpritët nga qytetarët dhe aq sa ka parë po shkon mirë, thotë kryetari i Mitrovicës Veriore Erden Atiq, sipas të cilit i gjithë procesi po udhëhiqet nga MAPL.

Veçse as ai nuk ka informacione nëse dikush që punon në komunën e tij ka fituar shtëpi.

“Sa i përket komunës së veriut të Mitrovicës jo. Nuk ka dikush që punon në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe që ka marrë shtëpi. Jo”, ka deklaruar Atiq.

Lidhur me këtë çështje zv.ministri i MAPL-së Arbër Vokrri, tha që nuk ka informacione se kanë përfituar direkt asamblist, kurse për familjarë të tyre nuk e përjashtoi mundësinë.

“Nuk kam ndonjë informatë që dikush nga asamblistët, është përfitues i drejtpërdrejtë, nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë dikush nga familjarët, e zyrtarëve të veriut, qofshin asamblist qofshin të punësuar, stafin politik ose civil”, ka shtuar Vokrri.

I njëjti tha se për secilën ankesë  do të shqyrtohet dhe çdo lidhje qoftë direkte apo indirekte me familjarët e tyre dhe nëse ka bazë, do të hetohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori