LAJMI I FUNDIT:

Kamera e trafikut e kapi teksa garonte me një Audi, fotografia e shoferit u bë hit në Gjermani

Kamera e trafikut e kapi teksa garonte me një Audi, fotografia e shoferit u bë hit në Gjermani

Një kamere e trafikut kapi një shofer duke tejkaluar shpejtësinë në autostradën A45 në Gjermani.

Edhe pse në foto dallohen qartë Audi dhe drejtuesi i tij, në atë moment nuk dihej identiteti i personit që qëndron në timon, transmeton Telegrafi.

Gjegjësisht, kur shikuan pamjet nga kamera në shtator, oficerët e policisë u befasuan nga ajo që panë – shoferi kishte veshur një maskë që të kujtonte një nga Muppets ose një personazh nga rruga Sesame.


Ndonëse fotoja e shoferit e publikuar nga policia u bë menjëherë hit në rrjetet sociale dhe ishte qesharake për shumëkënd, zyrtarët paralajmëruan se lëvizja e shoferit ishte jashtëzakonisht e rrezikshme sepse maska ​​kufizon fushën e shikimit.

“Është e qartë se një maskë e tillë redukton ndjeshëm fushën e shikimit, gjë që rrit rrezikun e aksidenteve. Pasojat e një aksidenti të shkaktuar nga një sjellje e tillë mund të jenë të rënda. Një person që shkakton një aksident të rëndë nuk është përgjegjës vetëm për dëmet materiale, por në rastin më të keq mund të rrezikojë edhe jetën e njeriut”, kanë njoftuar nga policia.

Ndryshe, Audi me të cilin është kryer vepra është në pronësi të një 57-vjeçari nga Hageni, dhe policia thotë se gjoba së shpejti do të arrijë në adresën e shtëpisë së tij. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Auto
CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

Auto
BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

Auto
Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Auto
Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Auto
Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Auto
Kalo në kategori