Fetai: E rëndësishme të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë, të merret mendim nga Komisioni i Venecias
Është me rëndësi që përfundimisht të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë, i cili rregullin kushtetues do ta shndërrojë në obligim ligjor me mekanizma kontrollues. Një gjë e tillë ka munguar deri më tani, ndërsa me “balancuesin”, për të cilin e dimë se është keqpërdorur shumë dhe nuk ka mundësuar përfaqësim të drejtë, konsideron zëvendëskryeministrit përgjegjës për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.
Ai në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pajtohet që Ligji për Përfaqësim të Drejtë të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias sipas kërkesës së kryeministrit, u përgjigj se është praktikë ndërkombëtare të merret mendim nga Komisioni i Venecias.
Ai është i mendimit se ngrirja e “balancuesit” nuk do t’i pengojë punësimet e reja.
“Përfaqësimi i drejtë është pjesë e Kushtetutës. “Balancuesi” ishte një mjet digjital i cili mundësonte relizimin e planeve vjetore për punësim. Ngrirja e “balancuesit” është derisa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore. Kjo nuk do t’i pengojë punësimet. Do të ketë punësime sipas rregullit kushtetues të përfaqësimit të drejtë, siç tha edhe kryeministri. Për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë është folur prej vitesh. Unë jam një nga ata që në kuadër të partisë sime Aleanca për Shqiptarët e ka hartuar këtë prpçozim-ligj me ekspertë ndërkombëtarë”, tha Fetai.
Ai shtoi se Komisioni i Venecias është një mekanizëm i cili mundëson të sjellim një zgjidhje që do të përshtatet me praktikat ndërkombëtare të Këshillit të Evropës. Gjithashtu, potencoi se procesi i miratimit të Ligjit do të jetë transparent, do të përfshihen ekspertë, qytetarë, shoqëria civile.
“Praktika ndërkombëtare është që të merret mendim nga Komisioni i Venecias. Për këtë ligj flitet prej vitesh. Ligji është 22 vjet me vonesë. Duhet të ishte miratuar në momentin kur miratuam amendamentin 6 të Kushtetutës. Por, është e rëndësishme që procesi të fillojë. Do të përfshihen ekspertë, qytetarë, shoqëria civile dhe mediat. Procesi do të jetë transparent dhe të gjithë do të kenë mundësi të japin mendimin e tyre për të gjetur zgjidhjen më të mirë ligjore për realizimin e të drejtës kushtetuese”, shtoi Fetai.
I pyetur nëse ka një kornizë kohore se kur do të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Fetai tha se nuk mund të flasë për data, por ka vullnet politik për fillimin e procesit. Sipas tij, mënyra më e mirë është që Ligji të miratohet në Kuvend me konsensus.
Në pyetjen e një gazetarëve nëse i dëgjon rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Fetai u përgjigj se e mbështesin punën e këtij institucioni, i pranojnë raportet e tyre dhe i ndjekin rekomandimet e tyre.
“Kam kontakte të vazhdueshme me anëtarë të Antikorrupsionit. Marrim pjesë aktive në hartimin e Ligjit të ri kundër korrupsionit dhe mbështesim politikisht punën e këtij institucioni. Kuptohet, i pranojmë raportet e tyre dhe ndjekim rekomandimet e tyre. Si zëvendëskryeministër dhe si pjesë e koalicionit, mund të them se të gjithë jemi të interesuar të dëshmojmë se qeveria jonë është reformiste, e përkushtuar ndaj shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Do të shihni që për herë të parë do të ketë një ndryshim në qasjen e financimit të institucioneve kundër korrupsionit. Si Qeveri jemi të interesuar që të investojmë më shumë resursev buxhetore në të gjitha institucionet kundër korrupsionit”, shtoi Fetai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje