LAJMI I FUNDIT:

Fituesit e Çmimit Nobel për Paqe paralajmërojnë për rrezikun në rritje të luftës bërthamore

Fituesit e Çmimit Nobel për Paqe paralajmërojnë për rrezikun në rritje të luftës bërthamore

Udhëheqësit e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, të vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar se rreziku i luftës bërthamore po rritet, duke përsëritur thirrjen e tyre për të shfuqizuar armët bërthamore.

“Situata ndërkombëtare po përkeqësohet në mënyrë progresive dhe tani po zhvillohen luftëra pasi vendet kërcënojnë përdorimin e armëve bërthamore”, tha Shigemitsu Tanaka, i mbijetuari i bombardimeve në Nagasaki në vitin 1945 dhe bashkëdrejtues i grupit Nihon Hidankyo.

“Kam frikë se ne si njerëzim jemi në rrugën e vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta ndaluar këtë është shfuqizimi bërthamor”, shtoi ai, shkruan Reuters.


Bëhet e ditur se në ndarjen e çmimeve për të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit theksoi bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki dhe punën e gjatë dekadash të grupit japonez për të çliruar botën nga armët bërthamore.

“Përpjekjet e grupit kanë një rëndësi kritike në botën sot”, tha grupi.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin sinjalizoi muajin e kaluar se Moska do të konsideronte reagimin me armë bërthamore nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj lejojnë Ukrainën të godasë thellë brenda Rusisë me raketa perëndimore me rreze të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Evropa
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori