Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të cilën e ka bojkotuar partia në pushtet.
KDI thotë se opozita në demokraci luan një rol thelbësor përmes ofrimit të alternativave apo kundërshtimeve për politikat e shumicës parlamentare.
“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme është instrument demokratik që i jep zë dhe mundësi opozitës për të diskutuar çështje që ajo i konsideron të rëndësishme, për të kërkuar llogaridhënie apo për të adresuar politika që sipas saj, janë të dëmshme ose të nevojshme”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Sipas KDI-së, bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare që përbëjnë shumicën është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik dhe procedurave parlamentare, dhe si i tillë e minon legjitimitetin e Kuvendit dhe proceset demokratike.
“Pjesëmarrja e të gjitha grupeve parlamentare, por sidomos e shumicës në debat është esenciale për funksionimin normal të demokracisë dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet shtetërore. Kuvendi dhe debatet janë platformë që sigurojnë që të gjitha palët të kenë një zë në diskutimet apo vendimmarrjen në temat që prekin interesin publik”.
Për më tepër, KDI thotë se, pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancat e jashtëzakonshme është thelbësore për të ruajtur kredibilitetin dhe neutralitetin institucional.
“Si përfaqësuesi më i lartë i këtij institucioni, ai duhet të ketë një rol mbipartiak dhe të tregojë përkushtim për të mbajtur Kuvendin funksional, duke garantuar që të gjitha grupet parlamentare, përfshirë ato opozitare, të kenë mundësinë të ushtrojnë rolin e tyre demokratik. Pjesëmarrja e kryetarit forcon kredibilitetin e parlamentit dhe ndihmon në mbajtjen e një balancimi të shëndetshëm të pushteteve, duke mbrojtur integritetin e procesit demokratik”.
“Në demokraci, deputetët, udhëheqësit institucionalë kanë përgjegjësinë të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë aktivisht në proceset parlamentare, sidomos kur situatat janë komplekse dhe të ndjeshme. Kjo forcon pluralizmin dhe pasuron debatin demokratik, duke e bërë procesin politik më transparent, duke rritur informimin e qytetareve dhe përfshirjen e tyre në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A