Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ka reaguar pasi Agim Aliu, kryetar i Bordit të Asociacionit ka deklaruar se katër komunat veriore janë bërë pjesë e AKK-së.
Rahimaj thotë se Agim Aliu po gënjen publikisht dhe se komunat ende nuk janë bërë pjesë e AKK-së, transmeton Telegrafi.
“Komunat e Veriut të Kosovës – Leposaviqi, Zveçani, e Zubin Potoku nuk janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ato me 14 dhe 15 shtator të vitit 2023 kanë votuar në kuvende komunale për tu bërë pjesë e AKK-së. Përkundër që vendimi është vlerësuar si i ligjshëm në MAPL, Agim Aliu dhe Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë Komunat e Veriut të Kosovës të bëhen pjesë e AKK-së”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se “personalisht kam kërkuar në rrugë zyrtare të na dërgojnë dëshminë e fletës së anëtarësisë, siç e ka çdo komunë anëtare, ata janë përgjigjur se se një gjë të tillë nuk e kanë”.
“Fakti i dytë është se në asnjë raport të auditmit nuk mund të gjeni se këto komuna janë anëtare. Në raport paraqitet lista e anëtarëve dhe participimi i komunave.Fakti i tretë, që në raportin që ka sjellur vet sot bordi, shihet se Komunat e Veriut të Kosovës nuk janë anëtare. Ku po dëshirojnë t’i anëtarësojnë Komunat e Veriut të Kosovës, kasta e vjetër politike?”, ka theksuar ai.
Ndryshe, të enjten, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Aliu, në një postim në ‘Facebook’, bëri të ditur se tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK.
“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje