LAJMI I FUNDIT:

​Pacolli: Komisioni për Mjedis ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm

​Pacolli: Komisioni për Mjedis ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli ka informuar për dy hulumtime të cilat i ka bërë komisioni e që lidhen me tjetërsimin e dy pronave publike, për çfarë tha se në bazë të analizave, është kuptuar se tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme.

Në një konferencë për media, Pacolli ka thënë se bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike tek Fakulteti Teknik dhe për tjetërsimin e pronës publike të Radio Televizionit të Kosovës.

Ndërsa, ka thënë se këtë lëndë do të dorëzojnë tek prokurori i shtetit.


Ajo ka thënë se rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik, raporton KP.

“Neve na kanë ardh si kërkesa në komisionin tonë që t’i trajtojmë, sepse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mbulon edhe çështjen e kadastrit që i bie çështjen e pronave, kështu na kanë kërkuar qytetarët që ne ta analizojmë këtë gjendje dhe të shohim se cilat janë hapat ose të rekomandojmë hapa tutje. Ne si komision i kemi analizuar dy rastet.

Rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik dhe nga të gjeturat që kemi bërë si komision dyshohet se prona publike është tjetërsuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend në Kosovë. Pra, kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Tani, Universitetit të Prishtinës pikërisht për këtë lëndë i kërkohen mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”, tha Pacolli.

Ndërsa, ka shtuar se rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, në zonën kadastrale të Çagllavicës.

“Rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, pra në zonën kadastrale të Çagllavicës. Ky tjetërsim i pronës publike është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Dyshimet sërish janë se ky aktgjykim mund të jetë i falsifikuar, prandaj ne si deputetë e kemi kërkuar origjinalin e këtij aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në Arikvën Shtetërore të Kosovës dhe askund nuk e kemi gjetur…Ne sot këtë lëndë menjëherë pas konferencës e dorëzojmë tek prokurori i shtetit, sepse roli jonë si deputet përfundon këtu. Pra, ne kemi gjetur gjitha të dhënat që janë shumë interesante të rëndësishme që t’i trajtojë prokurori i shtetit”, ka shtuar Pacolli. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori