LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 19° partlycloudy_day

“Tetori rozë” – Shiten produkte ushqimore në Mitrovicë, mjetet do t’iu dhurohen grave të prekura me kancer të gjirit

“Tetori rozë” – Shiten produkte ushqimore në Mitrovicë, mjetet do t’iu dhurohen grave të prekura me kancer të gjirit
Iniciativa “Gatuajmë dhe mbështesim gratë e prekura me kancer të gjirit” më 08.10.2024. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Gjatë ditës së sotme, në qendër të Mitrovicës, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, janë shitur produkte ushqimore ku mjetet e fituara do t’iu dhurohen grave që përballen me kancer të gjirit.

Kjo iniciativë u quajt “Gatuajmë dhe mbështesim gratë e prekura me kancer të gjirit”, e cila bëri bashkë gra ndërmarrëse, aktiviste e të mbijetura të kancerit të gjirit, shkruan Telegrafi.

Drejtoresha e organizatës jo-qeveritare “Business Women Mitrovica”, Melihate Beshiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këtë iniciativë kanë vendosur ta bëjnë në kuadër të “Tetorit rozë”.


Beshiri ka thënë se për këtë iniciativë i kanë mbështetur Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe shkolla e mesme e Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë.

Ajo ka bërë të ditur se produktet ushqimore nuk kanë çmime dhe qytetarët mund të kontribuuojnë varësisht prej mundësive të tyre.

“Ushqimet nuk kanë çmime, qytetarët mund t’i paguajnë aq sa kanë mundësi dhe dëshirë”, ka shtuar ajo.

Beshiri ka inkurajuar të gjitha gratë që të vetëdijësohen dhe të kontrollohen sa më herët.

Pamje nga kjo iniciativë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Ndërsa, Valbona Sadiku, bashkë-organizatore e kësaj iniciative, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të gjitha ushqimet janë përgatitur nga vetë gratë aktiviste dhe ato ndërmarrëse.

“Kemi pasur vullnet nga të gjitha për të punuar. Në këtë iniciativë na ka mbështetur edhe korporata ‘Rugova’, Drejtoria për Shëndetësisë-Komuna e Mitrovicës dhe grupi i grave asambliste”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka thënë se kjo ka filluar si iniciativë por që sipas saj, mënjëherë kanë gjetur mbështetje.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha paratë e fituara nga shitja e produkteve ushqimore do t’iu dedikohen grave që përballen me kancerin e gjirit.

Pamje nga kjo iniciativë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Të gjitha mjetet nga shitja e këtyre ushqimeve do t’iu dedikohen dhe ndahet në mënyrë të barabartë të gjitha grave që janë të prekura me kancer të gjirit”, ka thënë ajo.

Sadiku është shprehur optimiste se këto mjete do ta ndihmojnë këtë komunitet, transmeton Telegrafi.

Ajo ka bërë të ditur se edhe gratë që janë të prekura aktualisht me kancer të gjirit kanë gatuar ushqime.

“Kemi gra që sot kanë përgatitur ushqime dhe i kanë sjellur këtu, e në të njëjtën ditë kanë udhëtuar për në Prishtinë për ta marrë terapinë. Kjo e bën shumë të veçantë sepse solidarizohen gratë e prekura me iniciativën ku do të mbështetën gratë tjera”, ka theksuar ajo.

Në fund, Sadiku dha një mesazh që gratë të kontrollohen më kohë.

“Mesazhi im është që gratë të kontrollohen dhe ta parandalojnë këtë sëmundje. Nuk vdesin të gjitha nga kanceri i gjirit nëse trajtohet me kohë”, ka përfunduar Sadiku. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Amerika
Arrestohet

Arrestohet "humanitarja" nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Kronika e Zezë
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

Botë
Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Drejtësi
Kalo në kategori