LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Ndryshime në Arsim: Inspektorati i Arsimit ka konstatuar shkelje ligjore, statutare dhe akademike në UT

Forumi për Ndryshime në Arsim: Inspektorati i Arsimit ka konstatuar shkelje ligjore, statutare dhe akademike në UT

Forumin për Ndryshime në Arsim ka prezantuar sot një sërë shkelje ligjore, statutare dhe akademike në Universitetin e Tetovës, që sipas Blendi Hodait, janë konstatuar nga Inspektorati i Arsimit. Ai sqaroi se Inspektorati i Arsimit ka refuzuar t’ua dërgojë gjetjet, por Forumi e ka siguruar raportin që i njëjti, siç thonë, të mos mbetet vetëm në letër dhe i paadresuar.

Mes shkeljeve që përmendi Hodai janë avancimi i kundërligjshëm i Merita Mustafait në thirrjen akademike “asistent”; mosnisja e procedurave zgjedhjen e Rektorit të ri nga ana e ish-rektorit Vullnet Ahmeti para përfundimit të mandatit të dytë; lënia e Universitetit më gjatë se 6 muaj me u.d Rektor; zgjedhja e Kushtrim Ahmeti në detyrën e u.d Rektor pa i plotësuar kushtet ligjore si dhe zgjedhje në formë të kundërligjshme të anëtarëve të Senatit.

Pas kësaj, përmes një njoftimi për media u përgjigj Universiteti i Tetovës, por vetëm për njërën çështje, atë të avancimit të Merita Mustafait me thirrjen akademike ‘asistent’, e cila sipas Forumit për Ndryshime për Arsim, është e kundërligjshme pasi notën mesatare të ciklit të parë të studimeve e ka 7,7 – që bije ndesh me Ligjin për Arsim të Lartë.


Në fund të muajit gusht, Inspektorati i Arsimit kreu inspektim të jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës, por gjetjet nga ky inspektim ende nuk kanë dalë. Po këtë periudhë, i pyetur nëse do të ndërmerret diçka në Universitetin e Tetovës, që shpesh është përballur me akuza për politizim dhe partizim, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu u pat përgjigjur me “sigurisht se po”, ndërsa shtoi se revidimit nuk do t’i shpëtojë asnjë institucion i arsimit të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori