LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismaili optimistë për vazhdimësinë e serisë pozitive

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismaili optimistë për vazhdimësinë e serisë pozitive

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për sfidën kundër Polonisë, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Për dallim nga seanca e djeshme, lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Afrim Tovërlani sot u angazhuan në një stërvitje shumë më dinamike dhe të intensifikuar.

Faton Bunjaku, një nga futbollistët e grumbulluar, ndau përshtypjet e tij për seancën e sotme: “Stërvitja shkoi shumë mirë. Çdo herë që jemi bashkë me Kombëtaren U21, atmosfera është fantastike. Jemi shumë të harmonizuar sepse njihemi mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi qenë të grumbulluar disa herë dhe nuk ka pasur shumë ndryshime në grup”.


“Shumë prej nesh janë pjesë e Superligës, prandaj bashkëpunimi është natyral, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Ne presim një mbështetje të madhe nga publiku dhe besojmë se do t’i shpërblejmë me performancën tonë. Mesazhi im për tifozët është ejani në stadium sepse së shpejti do të jemi edhe ne pjesë e Kombëtares A, dhe ne nuk do të mungojmë në përpjekjen për fitore”, tha sulmuesi i Malishevës.

Fatjon Bunjaku

Edhe Redon Ismaili u shpreh optimist për duelin ndaj polakëve, të cilët janë në mesin e favoritëve të grupit: “Sot ishte seanca jonë e dytë dhe gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Dje u përqendruam në rigjenerim, pasi erdhëm nga ndeshjet me klubet tona, ndërsa sot stërvitja ishte më dinamike”.

Redon Ismaili

“Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe ekipi është i përgatitur mirë. Nga nesër, do të fokusohemi më shumë në aspektin taktik dhe analizën e Polonisë, e cila është një kundërshtare e fortë. Megjithatë, kemi një seri pozitive prej pesë ndeshjeve pa humbje dhe do të luajmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku nuk kemi luajtur për një kohë të gjatë. Ndjenja është e jashtëzakonshme dhe besojmë në një rezultat pozitiv”, deklaroi mesfushori i Partizanit dhe Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Premier League
Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Premier League
Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Premier League
Kalo në kategori